Thirrje e hapur për BURSA STUDENTORE

Post1
BursaLajme

Thirrje e hapur për BURSA STUDENTORE

BPrAL KOLEGJI HEIMERER, në bazë të Nenit 13, paragrafit (i) të Statutit të Kolegjit
Heimerer dhe Vendimit nr. 1360/23 të Rektores së Kolegjit Heimerer, me datë 13.10.2023
shpallë këtë:

K O N K U R S

Për ndarjen e bursave për vitin akademik 2022-2023

I. Bursat do të ndahen për studentët e nivelit të studimeve Bachelor dhe Master. Bursa do të
aplikohet në formë të zbritjes së çmimit për studime, sipas vlerës së përcaktuar në Kontratën
për Studime.

Të drejtë aplikimi për bursë kanë studentët të cilët i plotësojnë këto kushte:

    1. Të jetë student i rregullt në ligjerata dhe ushtrime me së paku 70% pjesëmarrje;
    2. Të ketë kaluar me sukses të gjitha provimet brenda kohës prej një viti (deri në afatin e shtatorit);
    3. Të ketë arritur notën mesatare prej së paku 9.0 (nëntë pikë zero);
    4. Të ketë kaluar me sukses testin e gjuhës gjermane të nivelit përkatës të përcaktuar në
      Aneks Kontratë (vlenë për Infermieri);
    5. Të ketë paguar rregullisht tarifat studentore;
    6. Të mos jetë nxjerrë ndonjë vendim penalizues nga Komisioni për cështje etike dhe
      disciplinore. 

II. Studentët të cilët i plotësojnë kushtet nga pika një (I) e këtij konkursi duhet t’i paraqesin këto
dokumente:

    1. Formulari për Aplikim për Bursa (shkarko)
    2. Vërtetimin për statusin e studentit (përgatitet nga Qendra e Shërbimeve për Studentë,
      vetëm për qëllimin e aplikimit për bursë);
    3. Pasqyrën e notave (përgatitet nga Qendra e Shërbimeve për Studentë, vetëm për qëllimin e
      aplikimit për bursë).
    4. Dëshminë relevante të nivelit të njohjes së gjuhës gjermane (sigurohet nga Programi
      Internacional i Karrierës-PIK). 

III. Dokumentet e kompletuara dorëzohen fizikisht në Qendrën e Shërbimeve për Studentë
(QESH), ndërsa të skanuara duhet të dorëzohen në e-mailin qesh@kolegji-heimerer.eu

Afati i paraqitjes së kërkesës zgjatë nga data 16/10/2023 deri më datë 27/10/2023 në orën 12:00.

Lartësia e bursës do të përcaktohet sipas kushteve të Aneks Kontratës për Bursë të nënshkruar
nga Studenti.

IV. Afati i ankesave: Studentët të cilët konsiderojnë se kanë pasur të drejtë përfitimi të bursës
universitare dhe nuk janë përfshirë në listën e studentëve përfitues të bursës, kanë të drejtë
ankese në afat prej 48 orësh pas ditës së publikimit të listave.

Sqarim: Bursat vlejnë vetëm për një vit akademik dhe nga shuma e kontrates zbriten vetëm për
vitin që keni fituar bursën, për të vazhduar bursën ju duhet të mbani kriteret e përfituara.

Alert: You are not allowed to copy content or view source !!