Shkolla Verore

Çështjet dhe  sfidat e kujdesit shëndetësor ndikojnë në popullsinë globale çdo ditë. Kompleksiteti i sistemit të kujdesit shëndetësor kërkon një vëmendje të veçantë për të arritur deri tek zgjidhjet inovative dhe kreative. Kolegji Heimerer ka identifikuar nevojën për të fuqizuar profesionistët dhe menaxherët e kujdesit shëndetësor të së nesërmes përmes mundësive arsimore jashtë programeve të rregullta arsimore. Shkolla Verore e Kolegjit Heimerer është dizajnuar për t’u siguruar pjesëmarrësve aftësitë adekuate për të kthyer problemet e botës reale në pyetje për hulumtime shkencore. Qëllimi kryesor i shkollës verore është të ofrojë njohuritë, aftësitë dhe shkathtësitë e nevojshme në mënyrë që të zhvillojë kreativitetin dhe novacionin e pjesëmarrësve dhe t’i nxitë ata të fokusohen në një temë të veçantë në lidhje me kujdesin shëndetësor.

 

Përveç pjesës arsimore, shkolla verore gjithashtu organizon aktivitete dhe udhëtime që synojnë të sigurojnë hapësirë ​​dhe kohë për shoqëri dhe argëtim. Shkolla Verore e Kolegjit Heimerer është e hapur për aplikuesit vendor dhe ndërkombëtar, pasi çështjet shëndetësore kanë kaluar kufijtë kombëtar dhe shumica e vendeve sfidohen me probleme të ngjashme. Prandaj, shkolla verore është mundësi e përkryer për të ndarë njohuritë dhe praktikat më të mira për tema të veçanta brenda kujdesit shëndetësor dhe për të bërë miq me njerëz nga e gjithë bota. Shkolla Verore do të jetë një përvojë që pjesëmarrësit do t’a kujtojnë për një kohë të gjatë.

Mësoni më shumë rreth Shkollës Verore për vitin 2019 në Kolegjin Heimerer.

Në vitet e fundit tema e migrimit dhe shëndetit ka marrë vëmendje të veçantë. Shkolla verore e organizuar nga Kolegji Heimerer e sjellë këtë temë për shtjellim nga ekspertë, ligjërues, dhe studentë ndërkombëtar dhe vendor. Kolegjin Heimerer ofron ligjërata interdisciplinare rreth ndikimit të migrimit në shëndet dhe në fusha të tjera të jetës së njeriut.

Shkolla synon të forcojë njohuritë e pjesëmarrësve rreth temave të migrimit ndërsa ligjëratat janë kombinim i leksioneve, seminareve dhe diskutimeve interaktive. Ligjëruesit do të jenë ekspertë ndërkombëtar që vijnë nga vendet e ndryshme dhe me eksperiencë relevante në fushën e migrimit.

Shkolla verore i adresohet studentëve nga universitetet ndërkombëtare dhe vendore apo atyre që janë të interesuar të zgjerojnë njohuritë e tyre për migrimin nga perspektiva të ndryshme. Ne inkurajojmë që të aplikojnë gjithë studentët me nivel të studimeve Bachelor dhe Master që janë të interesuar në këtë temë, si dhe njoftojmë që ligjëratat do të ofrohen në gjuhën angleze

Tema e shkollës verore është Migrimi dhe Shëndeti- Multidisciplinariteti. Programi do të ofrohet në forma të ndryshme si: ligjërata interaktive, workshope, debate. Për më tepër, pjesa akademike e shkollës verore planifikon kohë të posaçme për studime të pavarura dhe hulumtime. Programi do të përfshijë specialistë dhe ekspertë me përvojë në temat e migrimit. Metodologjia që do të përdorim në ligjërata dhe punëtori janë: Mësimi i bazuar në probleme, Mësimi i bazuar në hulumtime dhe Mësimi i bazuar në projekte. Po ashtu, studentët do të ndahen në grupe të ndryshme, ku secili grup do të ketë mentorin e vet dhe së bashku do të punojnë në nxjerrjen e skemave të projekteve të ndryshme dhe materialeve hulumtuese (varësisht nga zgjedhja e grupit).

Pjesëmarrësit do të inkurajohen të përkthejnë problemet e perceptuara të migrimit në pyetje hulumtuese shkencore. Qasjet e ndryshme në studimin e migrimit (shëndetësore, politike, ekonomike, sociologjike, ligjore dhe historike) do t’u mundësojnë pjesëmarrësve të kthehen në shtëpi me një bagazh më të madh të njohurive dhe shkathtësive për migrimin si fenomen më kompleks që prek qeveritë dhe shoqëritë anë e mbanë globit.

Gjatë shkollës verore, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme atraktive siç janë: vizitë në Muzeun e Qytetit Prishtinë dhe Muzeun Etnologjik Prishtinë, udhëtim njëditor në Shpellën e Gadimës në Lipjan, udhëtim njëditor në qytetin e Prizrenit, party, gara, bowling, e të tjera.

 Shkolla verore zhvillohet në Kolegjin Heimerer në Prishtinë. Të gjithë pjesëmarrësit inkurajohen të sjellin laptopin e tyre.

Numri i pjesëmarrësve vendor është 10,  

Studentët që janë të interesuar duhet të paguajnë një shumë prej 50 eurosh. Kjo shumë mbulon materialet e kursit, qasja në bibliotekë fizike dhe elektronike, qasja në WiFi, aktivitetet shoqërore, dreka me pauza të kafes.

Për të aplikuar, ju lutemi kontaktoni anyla.pula@kolegji-heimerer.eu, me titullin “Kolegji Heimerer, Shkolla Verore 2019”.

Ju lutemi, plotësoni të dhënat:

  • Emri Mbiemri
  • Universiteti / Institucioni kërkimor – shkencorë
  • Studimet aktuale / arsimi

Dokument të identifikimit (të skanuar)

  • Adresa postare dhe vendi
  • Telefoni / telefoni celular
  • Adresa elektronike
  • Letra e shkurtër që shpjegon motivimin tuaj për aplikim.

Shkolla verore ka vlerë 5 ECTS. Të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikatë të pjesëmarrjes.

  • Regjistrimi fillon nga: 09. 03. 2019 mbaron në 09.04.2019.

Njoftimi për pranim: 12 prill 2019

Kursi zhvillohet prej 03. 06. 2019 – 08.06.2019.

Ju mirëpresim

https://kolegji-heimerer.eu/