Kolegji Heimerer në takim me Grupin parlamentar për Shëndetësi të Kuvendit të Kosovës për promovimin e profileve të Logopedisë, Psikologjisë dhe Ergoterapisë
4 Prill, 2024 2024-04-04 15:27Kolegji Heimerer në takim me Grupin parlamentar për Shëndetësi të Kuvendit të Kosovës për promovimin e profileve të Logopedisë, Psikologjisë dhe Ergoterapisë
![Web](https://kolegji-heimerer.eu/wp-content/uploads/2024/04/Web-770x400.png)
Kolegji Heimerer në takim me Grupin parlamentar për Shëndetësi të Kuvendit të Kosovës për promovimin e profileve të Logopedisë, Psikologjisë dhe Ergoterapisë
Në këtë ngjarje të rëndësishme, përfaqësuesit e Kolegjit Heimerer të programeve Logopedi, Ergoterapi dhe Psikologji, PhD. Cand. Blerta Krasniqi – Koordinatore e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore Terapeutike: Logopedi dhe Ergoterapi, Doktorja e terapisë profesionale, Pedagoge dhe Konsulente Praktike – Dianna Ullrich dhe Phd cand. Arben Hysenaj Dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Psikologjike shpalosën sfidat dhe nevojat aktuale të fushës së shëndetit dhe trajnimit profesional.
– Blerta Krasniqi, nënvizoi rëndësinë e profesionit të logopedisë në përmirësimin e aftësive të komunikimit në komunitet. Ajo bëri thirrje për një kornizë ligjore të qartë që të mbrojë dhe rregullojë praktikën e logopedisë në Kosovë dhe theksoi nevojën për bashkëpunim të ngushtë mes profesioneve terapeutike, intervenimin e hershëm, krijimin e odave profesionale për të ndihmuar në përmirësimin e kushteve të punës dhe shërbimeve për pacientët.
– Nga ana tjetër, Dianna Ullrich diskutoi për përfshirjen e ergoterapeutëve në ekipe multidisiplinare dhe nevojën për kujdes të shëndetit dhe edukimit. Ajo theksoi rolin e Kolegjit Heimerer në ofrimin e shërbimeve multidisciplinare nëpërmjet Qendrës Shëndetësore Multidisciplinare Terapeutike ku përmes kësaj qendre, studentët kanë mundësinë të praktikojnë direkt profesionet e fushës, për t’u bërë pjesë e ekipit profesional në të ardhmen.
– Arben Hysenaj trajtoi sfidat legjislative në praktikën e psikologjisë klinike. Ai theksoi rëndësinë e vendosjes së standardeve të qarta për profesionin, krijimin e një dhome të veçantë për psikologët, monitorimin e punës së ekspertëve shëndetësorë, trajtimin e çështjeve të licencimit dhe sigurimin e programeve të duhura të trajnimit. Gjithashtu, Arbeni theksoi nevojën për një komunikim më të mirë ndërmjet institucioneve përkatëse për t’i trajtuar këto çështje në mënyrë efektive.
Çështje të rëndësishme për shëndetin dhe arsimimin e profesionistëve shëndetësorë në Kosovë!
Related Posts
Konferenca e 15-të Ndërkombëtare e Shkencave Shëndetësore – Akredituar nga OIK!
Konferenca e 15-të Ndërkombëtare e Shkencave Shëndetësore – Akredituar nga OMK!
𝐂𝐚𝐥𝐥 𝐟𝐨𝐫 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐞𝐧𝐭 𝐦𝐨𝐛𝐢𝐥𝐢𝐭𝐲 𝐚𝐩𝐩𝐥𝐢𝐜𝐚𝐭𝐢𝐨𝐧 𝐮𝐧𝐝𝐞𝐫 𝐊𝐀𝟏𝟎𝟕 𝐄𝐑𝐀𝐒𝐌𝐔𝐒+
Kolegji Heimerer pjesë e Panairit të 24-të të Librit
Day 5 is the wrap-up of the Summer School!
Kerko
Kategoritë