Kryetari i Bordit të Kolegjit Heimerer Prof. Dr. Petrit Beqiri takon presidentin e Federatës më të madhë ndërkombëtare të shëndetësisë Prof. Dr. Peter Schwarz

378833847_700636328774306_6937765071830136081_n
Lajme

Kryetari i Bordit të Kolegjit Heimerer Prof. Dr. Petrit Beqiri takon presidentin e Federatës më të madhë ndërkombëtare të shëndetësisë Prof. Dr. Peter Schwarz

Kryetari i Bordit të Kolegjit Heimerer Prof. Dr. Petrit Beqiri takon presidentin e Federatës më të madhë ndërkombëtare të shëndetësisë Prof. Dr. Peter Schwarz në Universitetin e Mjekesisë, Dresden me të cilin dakordohen që specializimi në fushën e kujdesit të diabetit për të gjithë studentët që bëjnë studime në nivelin Master Praktika e Avancuar Infermierore të ju mundësohet nëpërmes partneritetit pa kosto shtesë.

Licencimi me një specializim në fushën e kujdesit për pacientet me diabet nga ekspertët më të mirë të fushës nga e gjithë bota do të jetë mundësi brilante për infermierët që studiojnë në Kolegjin Heimerer.

Ky bashkëpunim nuk sjell benefite vetëm për kandidatët që specializohen si infermier në drejtimin Praktika e Avancuara Infermierore por benefitet do të jenë shumëdimensionale duke ju siguruar qytetarëve të vendit shërbime inovative preventive për problemet me diabetin e tipit 2 si dhe mundësi të marrjes së shërbimeve online nga i gjithë rrjeti ndërkombetar i diabetologëve.

Nderi dhe besimi që i dhurohet institucionit tonë nga njerëz me renome botërore Prof. Dr. Schwarz është rezultat i punës serioze shumë vjeçare që Kolegji Heimerer bënë në vend dhe përtej!

Alert: You are not allowed to copy content or view source !!