Teknik Laboratori

PROGRAMI studimor

BSc.
Teknik Laboratori

180 KREDI ECTS
Të diplomuarit e këtij programi mund të punojnë si infermierë komuniteti, infermierë në biomjekësi, infermierë të shëndetit mendor, infermierë hulumtues, infermierë kirurgjikë, infermierë pediatrikë, infermierë të shëndetit primar, apo infermierë të avancuar.

PROGRAMI
Zhvillimi i diagnostikës mjekësore laboratorike është një nga segmentet e mjekësisë moderne. Sot është pothuajse e pamundur të punohet pa një ekip, në të cilin njëra nga hallkat është edhe mjekësia laboratorike, si një pikënisje për zbulimin e sëmundjeve, trajtimin e tyre dhe mjekimin e pacientëve. Diagnostika mjekësore laboratorike, është një fushë shkencore, që lidhet me funksionimin e laboratorëve klinik, me qëllim të diagnostikimit, trajtimit dhe parandalimit të sëmundjeve. Ajo është e bazuar në parimet e biologjisë qelizore dhe molekulare që mundësojnë të kuptuarit e funksioneve normale dhe patologjike të trupit të njeriut. Gjithashtu është një pikënisje për vendosjen e diagnozave nga më të thjeshta, deri tek ato më komplekse.

Pas përfundimit të studimeve, Bachelor-i profesional në diagnostikën mjekësore laboratorike,fiton njohuri dhe shkathtësi për të kryer të gjitha llojet e diagnostikës laboratorike. Bachelor-i profesional në diagnostikën mjekësore laboratorike, është ekspertë i kualifikuar me njohuri të gjera dhe aftësi me një nivel të lartë, jo vetëm për mbledhjen, përpunimin dhe analizimin e mostrave biologjike (lëngje organike dhe inde), por edhe për të kuptuarit e procedurave komplekse laboratorike, mbledhje e të dhënave, zgjidhjen e problemeve, zbatimin e kontrollit të cilësisë, zhvillimin dhe aplikimin e metodave dhe procedurave që lidhen drejtpërdrejt me diagnostikën laboratorike. Stafi i laborantëve punojnë në një ekip me specialist të profesioneve laboratorike, mjek specialist të fushave klinike, infermier dhe profesionist tjerë të shëndetit si pjesë e sistemit me pacientin në qendër.
BSC. TEKNIK LABORATORI

Kosto
Financiare

2,500.00 €

Cmimi i vitit I
me bursë

2,250.00 €

Cmimi i vitit II
me bursë

2,250.00 €

Cmimi i vitit III
me bursë

BURSË

25%

20% për Studentet që kalojnë provimin pranues me sukses dhe kanë sukses të lartë në vitin e parë dhe të dytë fitojnë 20% bursë (duke përfshirë gjuhën gjermane)

Studentët që kalojnë provimin pranues me sukses dhe kanë sukses të lartë në shkollimin paraprak fitojnë bursë 20% (duke përfshirë gjuhën gjermane) për studimet BSc.
Studentët mund të përfitojnë plus 10% bursë nëse janë në listën e Dekanit; që i bie duhet pasur notën mbi 9.0 , të ketë të likuiduar vitin paraprak dhe të ketë sjellje që përkojnë me vlerat institucionale.

Kushtet për përfitimin e bursës në vitin e parë:

40% | Provimi pranues 
30% | Testi i matures  
30% | Suksesi (shkollea e mesme) 
BSC. TEKNIK LABORATORI

Stafi
Akademik

BSC. TEKNIK LABORATORI

Kurrikula 2023-2026

bsC. TEKNIK LABORATORI

Praktikat
2023-2026

bsC. TEKNIK LABORATORI

Praktikat
2023-2026

Select the fields to be shown. Others will be hidden. Drag and drop to rearrange the order.
  • Image
  • SKU
  • Rating
  • Price
  • Stock
  • Availability
  • Add to cart
  • Description
  • Content
  • Weight
  • Dimensions
  • Additional information
Click outside to hide the comparison bar
Compare