Workshopi “Metoda holistike e Profesor Kackës në trajtimin e belbëzimit (MHKB)
18 Mars, 2024 2024-03-18 12:40Workshopi “Metoda holistike e Profesor Kackës në trajtimin e belbëzimit (MHKB)
Pas një feedback-u pozitiv nga pjesëmarrësit profesionistë për njohuritë dhe teknikat e fituara, ju njoftojmë se do të mbahet workshopi “Metoda holistike e Profesor Kackës në trajtimin e belbëzimit (MHKB)” edhe këtë vit!
Më datë 13 Prill 2024, ju mirëpresim në Kolegjin Heimerer për një workshop të domosdoshëm për secilin profesionist të fushës së Logopedisë!
Formati i trajnimit kombinon sesione edukative dhe rehabilituese, ku në pjesën e parë do të hulumtoni thellësisht për të kuptuar dhe klasifikuar belbëzimin, ndërsa në pjesën e dytë do të përqendroheni në prezantimin dhe zbatimin praktik të teknikave të suksesshme të trajtimit të belbëzimit.
Të gjitha këto do t’i mësoni nga specialisti i shquar logoped me përvojë të gjatë klinike dhe autori i “Testit të artikulimit” – Prof. Ass. Dr. Sc. Muljaim Kacka.
Pjesëmarrësit do të certifikohen me 6 pikë kredituese dhe lincencim për zbatimin e këtyre metodave në praktikën klinike.
Për të interesuarit që dëshirojnë të bashkohen me ne, na kontaktoni në emailin [email protected] për të siguruar vendin tuaj.
Mos e humbni këtë mundësi për të avancuar shkathtësitë tuaja dhe për të bërë një ndikim të rëndësishëm në udhëtimin tuaj profesional!
Workshop-i është i akredituar nga Oda e Infermierëve të Kosovës.
Related Posts
Call for Submissions: Extended Abstracts for the One Health Summer School
Thirrje e hapur për BURSA STUDENTORE
Konferenca e 15-të Ndërkombëtare e Shkencave Shëndetësore – Akredituar nga OIK!
Konferenca e 15-të Ndërkombëtare e Shkencave Shëndetësore – Akredituar nga OMK!
𝐂𝐚𝐥𝐥 𝐟𝐨𝐫 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐞𝐧𝐭 𝐦𝐨𝐛𝐢𝐥𝐢𝐭𝐲 𝐚𝐩𝐩𝐥𝐢𝐜𝐚𝐭𝐢𝐨𝐧 𝐮𝐧𝐝𝐞𝐫 𝐊𝐀𝟏𝟎𝟕 𝐄𝐑𝐀𝐒𝐌𝐔𝐒+
Kerko
Tags