Kolegji Heimerer mirëpret gjeneratën e re të studentëve në “Ditën e Dyerve të Hapura” – 3 Tetor 2025
October 3, 2025 2025-10-08 14:02Kolegji Heimerer mirëpret gjeneratën e re të studentëve në “Ditën e Dyerve të Hapura” – 3 Tetor 2025
Kolegji Heimerer mirëpret gjeneratën e re të studentëve në “Ditën e Dyerve të Hapura” – 3 Tetor 2025
Dita e Dyerve të Hapura është një ngjarje tradicionale që Kolegji gjermano-kosovar “Heimerer” e organizon cdo fillimvit akademik për ti mirëpritur dhe uruar studentët e rinjë, në nder të Ditës së Bashkimit të Gjermanisë – simbol i bashkëpunimit ndërkulturor dhe vlerave që ky institucion përfaqëson në arsim dhe shoqëri.
Këtë vit, dita nisi me panairin e “Heimerer Healthcare and Wellbeing Eco-Village”, ku studentët e rinj patën mundësinë të njihen nga afër me njësitë e ekosistemit Heimerer, që ofrojnë mundësi të shumta përtej studimeve akademike.
Në panair u prezantuan mundësitë për:
- Praktika profesionale dhe punësim në Qendrën Multidisiplinare Heimerer (QMH)
- Mbështetje për Start-up-e dhe inovacion përmes Fondacionit “Hi Space”
- Hulumtime shkencore dhe angazhim profesional në Institutin e Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale – “ISEE-HSP”
- Praktikë profesionale dhe mundësi punësimi në Qendrën e përkujdesit ndaj të moshuarëve “Coffee and Care”
- Mundësi angazhimi akademik në “Kolegjin Heimerer
- Angazhimi si profesor ne “Akademinë profesionale DC”
- Njohje dhe angazhim ndërkombëtar i profesionistëve shëndetësor si dhe kurs falas i gjuhës gjermane nga Programi Internacional i Karrieres PIK,
- Shërbime konsulence dhe zhvillim professional nga Zyra për Zhvillim të Karrierës dhe Qendra e Studentëve Heimerer – QESH
Ceremonia e mirëseardhjes dhe shpërndarja e pakove për studime
Pas panairit, studentët u pritën në hollin e Kolegjit nga dekanët e programeve Bachelor, ku morën çantën e studimeve me materialet informative dhe pajisjet e nevojshme për fillimin e vitit akademik. Më pas, në sallat përkatëse të programeve, u zhvilluan ceremonitë e mirëseardhjes me fjalime përshëndetëse nga rektorja e Kolegjit, Prof.Ass.Dr. Naime Brajshori, prezantime të programeve akademike nga dekanët, fjalime motivuese, bashkëbisedime, koktej e rekreacion.
“Pas 3 vitesh…” – Vizioni i studentëve për të ardhmen
Një moment i veçantë ishte edhe sesioni i foto shooting-ut tematik, ku studentët pozuan me kornizat e dizajnuara e të përzgjedhura nga vet ata, për ti prezantuar aspiratat e tyre momentale e profesionale, si:
- “Pas tre vitesh, unë do të jem terapist në QMH”
- “Pas tre vitesh, unë do të kujdesem për të moshuarit në Coffee and Care”
- “Pas tre vitesh, unë do të jem hulumtues në Institutin ISEE-HSP
- “Pas tre vitesh, unë do të kem start-up-in tim me ndihmën e HiSpace” etj.
Ky aktivitet ndihmoi studentët të reflektojnë dhe motivojnë veten për rrugëtimin e tyre profesional. Kolegji Heimerer mbetet një vend ku edukimi, inovacioni dhe përkushtimi social ndërthuren për të ndërtuar profesionistët e ardhshëm në shëndetësi dhe mirëqenie.
Related Posts
Kompania austriake me renome “Humanocare” nis bashkëpunimin me Ekosistemin për Shëndet dhe Mirëqenie Heimerer
KONKURS PUNE
KONKURS PUNE
KONKURS PUNE
KONKURS PUNE
Kerko
Tags