KONKURS PUNE
February 4, 2026 2026-02-04 14:23KONKURS PUNE
KONKURS I PUNËS
BPrAL Kolegji Heimerer për të plotësuar nevojat e Kolegjit Heimerer shpall konkurs për këto pozita:
Titulli i pozitës: Bartës për Programin Paramedik. Tre (3) pozita
1. Roli
Kolegji Heimerer kërkon Profesorë full time, të cilët do të ushtrojnë rolin e Bartësit të Programit në Paramedik (BSc). Bartësi i Programit është përgjegjës për udhëheqjen dhe realizimin akademik të programit, sigurimin e cilësisë së mësimdhënies, zhvillimin, zbatimin dhe përditësimin e kurrikulës dhe planprogrameve, si dhe për koordinimin e aktiviteteve akademike në përputhje me rregulloret institucionale dhe standardet profesionale të arsimit të lartë në fushën e emergjencave mjekësore. Pozita ka rol kyç në integrimin e mësimdhënies teorike me praktikën profesionale, në përgatitjen e studentëve për tregun e punës dhe në përfshirjen aktive të programit në proceset e akreditimit dhe zhvillimit akademik.
2. Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
· Ushtron rolin e Bartësit të Programit dhe mban përgjegjësi për realizimin akademik dhe funksionimin e rregullt të programit të studimit.
· Planifikon, zhvillon dhe realizon mësimdhënie në fushën e ekspertizës përkatëse, në përputhje me planprogramin dhe standardet akademike.
· Ofron konsultime akademike për studentët, sipas orarit të miratuar dhe nevojave të tyre akademike.
· Merr pjesë aktive në mbledhjet dhe aktivitetet akademike të organizuara nga Dekanati dhe strukturat përkatëse të Kolegjit.
· Kontribuon në zhvillimin, rishikimin dhe përditësimin e kurrikulës së programit, në përputhje me zhvillimet profesionale dhe kërkesat e fushës së emergjencave mjekësore.
· Angazhohet në proceset e akreditimit dhe riakreditimit të programit studimor, në bashkëpunim me organet akademike dhe administrative.
· Kryen vlerësimin dhe notimin e studentëve në përputhje me rregulloret akademike dhe politikat institucionale.
· Zbaton metoda bashkëkohore dhe praktike të mësimdhënies, duke integruar mësimin teorik me praktikën profesionale.
· Raporton rregullisht për punën dhe aktivitetet akademike pranë Dekanit dhe strukturave përkatëse.
· Realizon minimum dy (2) hulumtime shkencore gjatë vitit akademik, në përputhje me politikat kërkimore të institucionit.
· Mentoron dhe mbikëqyr tema diplome në nivelin Bachelor (BSc) dhe Master (MSc), sipas nevojës institucionale.
· Angazhohet në projekte akademike, kërkimore dhe zhvillimore, në përputhje me profilin dhe ekspertizën profesionale.
· Përgatit, zhvillon dhe përditëson materialet mësimore bazë dhe plotësuese për modulin/modulet që ligjëron.
· Kryen edhe detyra dhe përgjegjësi të tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë, në përputhje me fushëveprimin e pozitës dhe rregulloret institucionale.
3. Kualifikimet e kërkuara
· Diplomë Doktorature (PhD) në Paramedikë, Shkenca Shëndetësore, Infermieri, Mjekësi Emergjente, Shëndet Publik ose fusha të afërta; ekuivalente me Nivelin 8 të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve dhe nostrifikim nga MASHTI nëse diploma është fituar jashtë Republikës së Kosovës.
· Përvojë e dëshmuar në mësimdhënie universitare prej së paku 3 vitesh akademike (6 semestra).
· Përvojë profesionale ose klinike relevante në fushën e emergjencave mjekësore/paramedikës përbën përparësi.
· Të paktën 1 publikim shkencor në revista me impakt faktor >0, të indeksuara në Web of Science (WoS) ose Scopus, si autor i parë ose autor korrespondent.
· Përvojë në mentorim dhe mbikëqyrje të temave të diplomës në nivel Bachelor dhe/ose Master.
· Aftësi për zbatimin e metodave bashkëkohore dhe praktike të mësimdhënies, përfshirë integrimin e praktikës profesionale në procesin mësimor.
· Integritet profesional, aftësi organizative dhe njohuri të mira të gjuhës angleze; njohja e gjuhës gjermane përbën përparësi.
Titulli i pozitës: Bartës për Programin Fiziotepari. Tre (3) pozita
1. Roli
Kolegji Heimerer kërkon Profesorë full time, të cilët do të ushtrojnë rolin e Bartësit të Programit në Fizioterapi (BSc). Bartësi i Programit është përgjegjës për udhëheqjen dhe realizimin akademik të programit, sigurimin e cilësisë së mësimdhënies, zhvillimin, zbatimin dhe përditësimin e kurrikulës dhe planprogrameve, si dhe për koordinimin e aktiviteteve akademike në përputhje me rregulloret institucionale dhe standardet profesionale të arsimit të lartë në fushën e fizioterapisë. Pozita ka rol kyç në integrimin e mësimdhënies teorike me praktikën profesionale, në përgatitjen e studentëve për tregun e punës dhe në përfshirjen aktive të programit në proceset e akreditimit dhe zhvillimit akademik.
2. Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
· Ushtron rolin e Bartësit të Programit dhe mban përgjegjësi për realizimin akademik dhe funksionimin e rregullt të programit të studimit.
· Planifikon, zhvillon dhe realizon mësimdhënie në fushën e ekspertizës përkatëse, në përputhje me planprogramin dhe standardet akademike.
· Ofron konsultime akademike për studentët, sipas orarit të miratuar dhe nevojave të tyre akademike.
· Merr pjesë aktive në mbledhjet dhe aktivitetet akademike të organizuara nga Dekanati dhe strukturat përkatëse të Kolegjit.
· Kontribuon në zhvillimin, rishikimin dhe përditësimin e kurrikulës së programit, në përputhje me zhvillimet profesionale dhe kërkesat e fushës së fizioterapisë.
· Angazhohet në proceset e akreditimit dhe riakreditimit të programit studimor, në bashkëpunim me organet akademike dhe administrative.
· Kryen vlerësimin dhe notimin e studentëve në përputhje me rregulloret akademike dhe politikat institucionale.
· Zbaton metoda bashkëkohore dhe praktike të mësimdhënies, duke integruar mësimin teorik me praktikën profesionale.
· Raporton rregullisht për punën dhe aktivitetet akademike pranë Dekanit dhe strukturave përkatëse.
· Realizon minimum dy (2) hulumtime shkencore gjatë vitit akademik, në përputhje me politikat kërkimore të institucionit.
· Mentoron dhe mbikëqyr tema diplome në nivelin Bachelor (BSc) dhe Master (MSc), sipas nevojës institucionale.
· Angazhohet në projekte akademike, kërkimore dhe zhvillimore, në përputhje me profilin dhe ekspertizën profesionale.
· Përgatit, zhvillon dhe përditëson materialet mësimore bazë dhe plotësuese për modulin/modulet që ligjëron.
· Kryen edhe detyra dhe përgjegjësi të tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë, në përputhje me fushëveprimin e pozitës dhe rregulloret institucionale.
3. Kualifikimet e kërkuara
· Diplomë Doktorature (PhD) në Fizioterapi ekuivalente me Nivelin 8 të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve dhe nostrifikim nga MASHTI nëse diploma është fituar jashtë Republikës së Kosovës.
· Përvojë e dëshmuar në mësimdhënie universitare prej së paku 3 vitesh akademike (6 semestra).
· Përvojë profesionale ose klinike relevante në fushën e fizioterapisë përbën përparësi.
· Të paktën 1 publikim shkencor në revista me impakt faktor >0, të indeksuara në Web of Science (WoS) ose Scopus, si autor i parë ose autor korrespondent.
· Përvojë në mentorim dhe mbikëqyrje të temave të diplomës në nivel Bachelor dhe/ose Master.
· Aftësi për zbatimin e metodave bashkëkohore dhe praktike të mësimdhënies, përfshirë integrimin e praktikës profesionale në procesin mësimor.
· Integritet profesional, aftësi organizative dhe njohuri të mira të gjuhës angleze; njohja e gjuhës gjermane përbën përparësi.
Titulli i pozitës: Bartës për Programin Shëndet Publik. Dy (2) pozita
1. Roli
Kolegji Heimerer kërkon Profesorë full time, të cilët do të ushtrojnë rolin e Bartësit të Programit në Shëndet Publik (BSc). Bartësi i Programit është përgjegjës për udhëheqjen dhe realizimin akademik të programit, sigurimin e cilësisë së mësimdhënies, zhvillimin, zbatimin dhe përditësimin e kurrikulës dhe planprogrameve, si dhe për koordinimin e aktiviteteve akademike në përputhje me rregulloret institucionale dhe standardet profesionale të arsimit të lartë në fushën e shëndeti publik. Pozita ka rol kyç në integrimin e mësimdhënies teorike me praktikën profesionale, në përgatitjen e studentëve për tregun e punës dhe në përfshirjen aktive të programit në proceset e akreditimit dhe zhvillimit akademik.
2. Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
· Ushtron rolin e Bartësit të Programit dhe mban përgjegjësi për realizimin akademik dhe funksionimin e rregullt të programit të studimit.
· Planifikon, zhvillon dhe realizon mësimdhënie në fushën e ekspertizës përkatëse, në përputhje me planprogramin dhe standardet akademike.
· Ofron konsultime akademike për studentët, sipas orarit të miratuar dhe nevojave të tyre akademike.
· Merr pjesë aktive në mbledhjet dhe aktivitetet akademike të organizuara nga Dekanati dhe strukturat përkatëse të Kolegjit.
· Kontribuon në zhvillimin, rishikimin dhe përditësimin e kurrikulës së programit, në përputhje me zhvillimet profesionale dhe kërkesat e fushës së shëndeti publik.
· Angazhohet në proceset e akreditimit dhe riakreditimit të programit studimor, në bashkëpunim me organet akademike dhe administrative.
· Kryen vlerësimin dhe notimin e studentëve në përputhje me rregulloret akademike dhe politikat institucionale.
· Zbaton metoda bashkëkohore dhe praktike të mësimdhënies, duke integruar mësimin teorik me praktikën profesionale.
· Raporton rregullisht për punën dhe aktivitetet akademike pranë Dekanit dhe strukturave përkatëse.
· Realizon minimum dy (2) hulumtime shkencore gjatë vitit akademik, në përputhje me politikat kërkimore të institucionit.
· Mentoron dhe mbikëqyr tema diplome në nivelin Bachelor (BSc) dhe Master (MSc), sipas nevojës institucionale.
· Angazhohet në projekte akademike, kërkimore dhe zhvillimore, në përputhje me profilin dhe ekspertizën profesionale.
· Përgatit, zhvillon dhe përditëson materialet mësimore bazë dhe plotësuese për modulin/modulet që ligjëron.
· Kryen edhe detyra dhe përgjegjësi të tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë, në përputhje me fushëveprimin e pozitës dhe rregulloret institucionale.
3. Kualifikimet e kërkuara
· Diplomë Doktorature (PhD) në Shëndet Publik, ekuivalente me Nivelin 8 të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve dhe nostrifikim nga MASHTI nëse diploma është fituar jashtë Republikës së Kosovës.
· Përvojë e dëshmuar në mësimdhënie universitare prej së paku 3 vitesh akademike (6 semestra).
· Përvojë profesionale ose klinike relevante në fushën e shëndeti publik përbën përparësi.
· Të paktën 1 publikim shkencor në revista me impakt faktor >0, të indeksuara në Web of Science (WoS) ose Scopus, si autor i parë ose autor korrespondent.
· Përvojë në mentorim dhe mbikëqyrje të temave të diplomës në nivel Bachelor dhe/ose Master.
· Aftësi për zbatimin e metodave bashkëkohore dhe praktike të mësimdhënies, përfshirë integrimin e praktikës profesionale në procesin mësimor.
· Integritet profesional, aftësi organizative dhe njohuri të mira të gjuhës angleze; njohja e gjuhës gjermane përbën përparësi.
Vendi i punës: BPrAL Kolegji Heimerer, Rr.Kadri Zeka, nr.80 dhe 82, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Orari: 40 orë në javë
Dorëzimi i dokumentacionit:
Të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit për të aplikuar duhet të dorëzojnë dokumentet si në vijim: CV, letër motivuese si dhe dëshmitë e shkollimit apo kualifikimeve përkatëse.
Dokumentet duhet të dorëzohen në formë elektronike në email adresën: hr@kolegji-heimerer.eu
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.
Konkursi mbetet i hapur nga data 04.02.2026 deri me 18.02.2026
Related Posts
Kerko
Tags