KONKURS PUNE
January 28, 2026 2026-02-11 15:41KONKURS PUNE
Bazuar në nenin 70 dhe 71 të Statutit të Kolegjit Heimerer, nenit 3, 4, 10 dhe 11 të Rregullorës për Gradat, Titujt, Zgjedhjen dhe Avancimin e Personelit Akademik, si dhe rregullat e brendshme të institucionit, Kolegji Heimerer shpall këtë:
Konkurs për zgjedhje/rizgjedhje të personelit akademik në programet:
-
- Fakulteti i Shkenca Shëndetësore Infermierore – një profesor
- Fakulteti i Shkenca Shëndetësore Infermierore – katër ligjërues
- Fakulteti i Shkenca Shëndetësore Infermierore – dy asistent
- Fakulteti i Shkenca Shëndetësore Terapeutike – një asistent
- Fakulteti i Shkenca Shëndetësore Diagnostike – një profesor
- Fakulteti i Shkenca Shëndetësore Diagnostike – tre ligjërues
- Fakulteti i Shkenca Shëndetësore Diagnostike – tre asistentë
Kushtet për aplikim:
Kushtet për aplikim dhe për zgjedhje të stafit akademik janë të parapara me Ligjin e Arsimit të Lartë (Ligji nr, 04/L-037), me Statutin e Kolegjit Heimerer dhe me Rregulloren për zgjedhje dhe avancim të stafit akademik.
Dokumentacioni i nevojshëm:
-
- Formulari i aplikimit (Shkarko ketu)
- Biografia në europass (CV)
- Dokument identifikues valid i Republikёs sё Kosovës, ose i shtetit të origjinës
- Kopjet e diplomave të vërtetuara nga noteri (vendimi për nostrifikim për diplomat e lëshuara nga vendet jashtë Kosovës)
- Kandidatët që aplikojnë për asistent duhet të sjellin edhe certifikatën e notave të studimeve të përfunduara
- Vendimi për thirrjen akademike paraprake
- Dëshmitë për publikimet shkencore me linqet e publikimeve
- Dëshmitë për pjesëmarrje aktive/pasive në konferenca vendore dhe ndërkombëtare
- Dëshmi për temat e mentoruara të studentëve
- Dokumente të tjera që përkojnë me kërkesat për thirrjen për të cilën aplikon kandidati
Dorëzimi i dokumentacionit:
Dokumentet duhet të dorëzohen me kohë, komform afatit të konkursit tek dekanati përkatës i Kolegjit Heimerer.
Për publikimet dhe librat nevojitet vetëm faqja e parë e artikullit ose kopertinës së librit.
Nëse dokumentacioni nuk është i plotë nuk do të dërgohet tek komisioni për vlerësim.
Konkursi mbetet i hapur nga data 28.01.2026 deri më 11.02.2026
Related Posts
Kompania austriake me renome “Humanocare” nis bashkëpunimin me Ekosistemin për Shëndet dhe Mirëqenie Heimerer
KONKURS PUNE
KONKURS PUNE
KONKURS PUNE
Kolegji Heimerer pjesë e fushatës kundër trafikimit me qenie njerëzore
Kerko
Tags