Kolegji Heimerer në panelin e eventit TCA
21 Shtator, 2023 2023-09-21 14:08Kolegji Heimerer në panelin e eventit TCA
Kolegji Heimerer në panelin e eventit “TCA me fokus në Evropën Juglindore: Një vizion i ri për Bashkëpunimin Evropian” në Regensburg, Gjermani!
Iliria Ibrahimi, studente në programin MSc. Shkenca Mjekësore Laboratorike, gjithashtu Koordinatore për Projekte dhe Bashkëpunim Ndërkombëtarë në Kolegjin Heimerer, ka përfaqësuar Kolegjin Heimerer si paneliste në eventin “TCA me fokus në Evropën Juglindore: Një vizion i ri për Bashkëpunimin Evropian” në Regensburg, Gjermani.
Organizuar nga DAAD dhe Programi Erasmus+, Iliria Ibahimi ka kontribuar në mënyrë aktive në këtë ngjarje duke ndarë me pjesëmarrësit nga 12 shtete të ndryshme përvojën e saj si studente në Kolegjin Heimerer dhe njëkohësisht si koordinatore e projektit SMAHPC (Student run multidisciplinary allied health pratice centre).
Ngjarje si këto frymëzojnë dhe zgjerojnë bashkëpunimet e Kolegjit Heimerer dhe tregojnë ndikimin e tij për një arsim cilësor.
Për një vizion të qartë drejtë bashkëpunimeve të frytshme ndërkombëtare!