Workshopi “Metoda holistike e Profesor Kackës në trajtimin e belbëzimit (MHKB)

Web-07
Lajme

Workshopi “Metoda holistike e Profesor Kackës në trajtimin e belbëzimit (MHKB)

🙌Pas një feedback-u pozitiv nga pjesëmarrësit profesionistë për njohuritë dhe teknikat e fituara, ju njoftojmë se do të mbahet workshopi “Metoda holistike e Profesor Kackës në trajtimin e belbëzimit (MHKB)” edhe këtë vit!

 

🗓️Më datë 13 Prill 2024, ju mirëpresim në Kolegjin Heimerer për një workshop të domosdoshëm për secilin profesionist të fushës së Logopedisë! 😯

✅Formati i trajnimit kombinon sesione edukative dhe rehabilituese, ku në pjesën e parë do të hulumtoni thellësisht për të kuptuar dhe klasifikuar belbëzimin, ndërsa në pjesën e dytë do të përqendroheni në prezantimin dhe zbatimin praktik të teknikave të suksesshme të trajtimit të belbëzimit.

 

👨‍🏫Të gjitha këto do t’i mësoni nga specialisti i shquar logoped me përvojë të gjatë klinike dhe autori i “Testit të artikulimit” – Prof. Ass. Dr. Sc. Muljaim Kacka.

 

‼️Pjesëmarrësit do të certifikohen me 6 pikë kredituese dhe lincencim për zbatimin e këtyre metodave në praktikën klinike.

 

👉Për të interesuarit që dëshirojnë të bashkohen me ne, na kontaktoni në emailin bardha.kika@kolegji-heimerer.eu për të siguruar vendin tuaj.

 

🔴Mos e humbni këtë mundësi për të avancuar shkathtësitë tuaja dhe për të bërë një ndikim të rëndësishëm në udhëtimin tuaj profesional!

Workshop-i është i akredituar nga Oda e Infermierëve të Kosovës.