Vazhdojnë REGJISTRIMET për vitin Akademik 2025/26
October 8, 2025 2025-10-08 13:59Vazhdojnë REGJISTRIMET për vitin Akademik 2025/26
Kolegji gjermano-kosovar “Heimerer” vazhdon të mirëpresë studentë të rinj në ciklin Bachelor dhe Master. Me një traditë akademike të përkushtuar në fushën e shkencave shëndetësore dhe sociale, Heimerer mbetet një ndër institucionet më të besueshme për edukim cilësor dhe praktikë profesionale.
Në nivelin Master, procesi i regjistrimit vazhdon deri më 5 nëntor 2025 për programet që ende kanë vende të lira. Këto përfshijnë:
- Shkenca Mjekësore Laboratorike
- Infermieri – Praktika e avancuar infermierore
- Digital Healthcare
- Menaxhim i institucioneve shëndetësore
Këto programe janë të dizajnuara për profesionistët që dëshirojnë të avancojnë në karrierë dhe të kenë ndikim real në sistemin shëndetësor përmes njohurive të avancuara, inovacionit digjital dhe menaxhimit efektiv.
Ndërkohë për shkak të interesimit të lartë dhe përmbushjes së kritereve të pranimit, janë përmbyllur regjistrimet për programin Master në Psikologji Klinike.
Mos e humbni mundësinë për të qenë pjesë e një kolegji me standarde evropiane!
Related Posts
Kolegji Heimerer pjesë e fushatës kundër trafikimit me qenie njerëzore
Filmi “MAMA” sjell reflektim dhe ndjeshmëri në Kolegjin Heimerer, në kuadër të Muajit Rozë
Studentët e rinj të Kolegjit Heimerer zhvillojnë workshop për përballjen me sfidat akademike
Kolegji Heimerer forcon bashkëpunimin me Universitetin e Savonias nga Finlanda
Kerko
Tags