Studentët e rinj të Kolegjit Heimerer zhvillojnë workshop për përballjen me sfidat akademike
October 22, 2025 2025-10-22 15:40Studentët e rinj të Kolegjit Heimerer zhvillojnë workshop për përballjen me sfidat akademike
Studentët e rinj të Kolegjit Heimerer zhvillojnë workshop për përballjen me sfidat akademike
Në Kolegjin Heimerer u mbajt workshopi me temën “Përballja me sfidat e rrugëtimit akademik”, organizuar nga Zyra për Zhvillim në Karrierë.
Ky aktivitet synoi të mbështesë studentët e rinj në përshtatjen e tyre me jetën akademike në kolegj, duke i ndihmuar të kuptojnë dhe të përballojnë sfidat e para të studimeve dhe të mjedisit të ri social.
Nën udhëheqjen e Prof. Ass. Dr. Lon Laskës, workshopi kishte për qëllim forcimin e aftësive të vetëorganizimit dhe vetë-motivimit, promovimin e njohjes së burimeve mbështetëse brenda Kolegjit Heimerer, si dhe nxitjen e ndërtimit të marrëdhënieve pozitive ndërmjet bashkëstudentëve.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të ndajnë përvojat e tyre, të diskutojnë sfidat e reja të jetës studentore dhe të marrin udhëzime praktike për një fillim sa më të suksesshëm të studimeve.
Ky workshop është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Kolegjit Heimerer për të fuqizuar studentët dhe për t’i mbështetur në zhvillimin e tyre personal dhe profesional.
Related Posts
Filmi “MAMA” sjell reflektim dhe ndjeshmëri në Kolegjin Heimerer, në kuadër të Muajit Rozë
Kolegji Heimerer forcon bashkëpunimin me Universitetin e Savonias nga Finlanda
Vizita e Agjencisë së Kosovës për Akreditim në Kolegjin Heimerer
“Heimerer” në Samitin Botëror të Shëndetësisë në Berlin prezanton inovacionet në shëndetësi
Kerko
Tags