Rektorja e Kolegjit Heimerer, Prof. Dr. Naime Brajshori, priti në takim Drejtorin e Arsimit në Komunën e Prishtinës, z. Samir Shahini.
October 20, 2025 2025-10-20 12:52Rektorja e Kolegjit Heimerer, Prof. Dr. Naime Brajshori, priti në takim Drejtorin e Arsimit në Komunën e Prishtinës, z. Samir Shahini.
Rektorja e Kolegjit Heimerer, Prof. Dr. Naime Brajshori, priti në takim Drejtorin e Arsimit në Komunën e Prishtinës, z. Samir Shahini.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Kolegjit Heimerer dhe Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prishtinës, me fokus në forcimin e lidhjes mes arsimit të lartë dhe institucioneve arsimore në terren.
Palët u dakorduan për fillimin e një marrëveshjeje konkrete, e cila do të mundësojë kyçjen e studentëve të vitit të tretë të drejtimeve Logopedi, Ergoterapi dhe Psikologji Klinike në shkollat dhe çerdhet e Prishtinës. Këta studentë do të ofrojnë shërbime zhvillimore dhe terapeutike për fëmijët, ndërsa njëkohësisht do të realizojnë praktikën profesionale nën mbikëqyrjen e ekspertëve shëndetësorë të Kolegjit Heimerer.
Kjo iniciativë ndërtohet mbi përvojën e bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet njësisë së ekosistemit Heimerer – Kosovo Heimerer Kinderhaus/ Shtëpia e Fëmijëve Heimerer në Kosovë dhe Komunës së Prishtinës, ku janë zhvilluar trajnime për edukatorët e çerdheve komunale në fushat e logopedisë dhe ergoterapisë. Projekti “Hapa të Hershëm për Çdo Fëmijë” ka për qëllim fuqizimin e edukatorëve me njohuri profesionale dhe qasje bashkëkohore për punën me fëmijët, veçanërisht ata me nevoja të veçanta zhvillimore
Takimi u zhvillua në një frymë bashkëpunuese, ku të dy palët shprehën gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin edhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët.
Related Posts
Kompania austriake me renome “Humanocare” nis bashkëpunimin me Ekosistemin për Shëndet dhe Mirëqenie Heimerer
KONKURS PUNE
KONKURS PUNE
KONKURS PUNE
KONKURS PUNE
Kerko
Tags