KONKURS PUNE
February 4, 2026 2026-02-04 14:23KONKURS PUNE
KONKURS I PUNËS
BPrAL Kolegji Heimerer për të plotësuar nevojat e Kolegjit Heimerer shpall
konkurs për këto pozita:
Titulli i pozitës: Profesor full time për
Programin Shkenca Dixhitale Shëndetësore (1)
1. Roli
Kolegji Heimerer kërkon një Profesor full time, i
cili do të ushtrojë edhe rolin e Koordinatorit të Programit në Shkenca
Dixhitale Shëndetësore (MSc). Pozita është përgjegjëse për udhëheqjen akademike
të programit, sigurimin e cilësisë së mësimdhënies, zhvillimin dhe zbatimin e
kurrikulës dhe planprogrameve, si dhe koordinimin e proceseve akademike në
përputhje me rregulloret institucionale dhe standardet e arsimit të lartë. Profesori/Koordinatori
do të ketë rol kyç në zhvillimin strategjik të programit, në integrimin e
komponentëve të shëndetit digjital në mësimdhënie dhe në forcimin e lidhjes
ndërmjet mësimit, kërkimit shkencor dhe praktikës profesionale.
2.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
·
Ushtron rolin e
Koordinatorit të Programit dhe mban përgjegjësi për realizimin akademik dhe
funksionimin e rregullt të programit të studimit.
·
Planifikon, zhvillon dhe
realizon mësimdhënie në fushën e ekspertizës përkatëse, në përputhje me
planprogramin dhe standardet akademike.
·
Ofron konsultime
akademike për studentët, sipas orarit të miratuar dhe nevojave akademike.
·
Merr pjesë aktive në
mbledhjet dhe aktivitetet akademike të organizuara nga Dekanati dhe strukturat
përkatëse të Kolegjit.
·
Kontribuon në
zhvillimin, rishikimin dhe përditësimin e kurrikulës, duke reflektuar
zhvillimet bashkëkohore në fushën e shëndetit digjital.
·
Angazhohet në proceset e
akreditimit dhe riakreditimit të programit studimor, në bashkëpunim me organet
akademike dhe administrative.
·
Kryen vlerësimin dhe
notimin e studentëve në përputhje me rregulloret akademike dhe politikat
institucionale.
·
Zbaton metoda
bashkëkohore dhe interaktive të mësimdhënies, duke integruar teknologji
digjitale dhe praktika inovative.
·
Raporton rregullisht për
punën dhe aktivitetet akademike pranë Dekanit dhe strukturave përkatëse.
·
Realizon minimum dy (2)
hulumtime shkencore gjatë vitit akademik, në përputhje me politikat kërkimore
të institucionit.
·
Mentoron dhe mbikëqyr
tema diplome në nivelin Bachelor (BSc) dhe Master (MSc).
·
Angazhohet në projekte
akademike, kërkimore dhe zhvillimore, në përputhje me profilin dhe ekspertizën
profesionale.
·
Përgatit, zhvillon dhe
përditëson materialet mësimore bazë dhe plotësuese për modulin/modulet që
ligjëron.
·
Kryen edhe detyra dhe
përgjegjësi të tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë, në
përputhje me fushëveprimin e pozitës, rregulloret institucionale dhe nevojat
akademike të Kolegjit.
3.
Kualifikimet e kërkuara
·
Diplomë Doktorature
(PhD) në Shkenca Dixhitale Shëndetësore, Informatikë Shëndetësore, Shkenca
Kompjuterike, Shkenca Shëndetësore ose fusha të afërta, ekuivalente me Nivelin
8 të KKK-së; nostrifikim nga MASHT nëse diploma është fituar jashtë Kosovës.
·
Përvojë e dëshmuar në
mësimdhënie universitare prej së paku 3 vitesh akademike (6 semestra).
·
Të paktën 1 publikim
shkencor në revista me impakt faktor >0, të indeksuara në Web of Science
(WoS) ose Scopus, si autor i parë ose autor korrespondent.
·
Përvojë në mentorim
dhe mbikëqyrje të temave të diplomës në nivel Bachelor dhe/ose Master.
·
Aftësi për integrimin
e teknologjive digjitale në mësimdhënie dhe vlerësim akademik.
·
Njohuri dhe përvojë
në metoda bashkëkohore të mësimdhënies dhe përdorimin e platformave digjitale
për mësim dhe vlerësim.
·
Përvojë në zhvillim
ose koordinim të programeve studimore (përparësi).
·
Njohuri shumë të mira
të gjuhës angleze; njohja e gjuhës gjermane përbën përparësi.
·
Integritet profesional, aftësi organizative dhe
gatishmëri për angazhim në zhvillim akademik, kërkim shkencor dhe procese
akreditimi.
Vendi i punës: BPrAl
Kolegji Heimerer, Rr. Kadri Zeka nr.80 dhe 82, 10000
Prishtinë, Republika e Kosovës
Orari: 40 orë
në javë
Dorëzimi i
dokumentacionit:
Të gjithë kandidatët e
interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit për të aplikuar duhet të
dorëzojnë dokumentet si në vijim: CV, letër motivuese si
dhe dëshmitë e shkollimit apo kualifikimeve përkatëse.
Dokumentet duhet të
dorëzohen në formë elektronike në email adresën: [email protected]
Vetëm kandidatët e
përzgjedhur do të ftohen në intervistë.
Konkursi mbetet i hapur
nga data 04.02.2026
deri me 18.02.2026
Related Posts
Kompania austriake me renome “Humanocare” nis bashkëpunimin me Ekosistemin për Shëndet dhe Mirëqenie Heimerer
KONKURS PUNE
KONKURS PUNE
KONKURS PUNE
Kolegji Heimerer pjesë e fushatës kundër trafikimit me qenie njerëzore
Kerko
Tags