KONKURS PUNE
September 26, 2025 2025-09-26 15:42KONKURS PUNE
Bazuar në nenin 70 dhe 71 të Statutit të Kolegjit Heimerer, nenit 3, 4, 10 dhe 11 të Rregullorës për Gradat, Titujt, Zgjedhjen dhe Avancimin e Personelit Akademik, si dhe rregullat e brendshme të institucionit, Kolegji Heimerer shpall këtë:
Konkurs për zgjedhje/rizgjedhje të personelit akademik në programet:
- Një Profesor për Shkenca Shëndetësore Infermierore
- Katër ligjërues për Shkenca Shëndetësore Infermierore
- Katër Asistent për Shkenca Shëndetësore Infermierore
- Një Profesor Asistent për Shkenca Sociale Psikologjike
- Një Asistent për Shkenca Sociale Psikologjike
- Një Profesor Asistent për Shkenca Shëndetësore Terapeutike
- Dy asistent për Shkenca Shëndetësore Terapeutike
Kushtet për aplikim:
Kushtet për aplikim dhe për zgjedhje të stafit akademik janë të parapara me Ligjin e Arsimit të Lartë (Ligji nr, 04/L-037), me Statutin e Kolegjit Heimerer dhe me Rregulloren për zgjedhje dhe avancim të stafit akademik.
Dokumentacioni i nevojshëm:
- Formulari i Aplikimit;
- Biografia në Europass (CV);
- Dokument Identifikues valid i Republikёs sё Kosovës, ose i shtetit të origjinës;
- Kopjet e Diplomave të vërtetuara nga noteri (vendimi për nostrifikim për diplomat e lëshuara nga vendet jashtë Kosovës);
- Kandidatët që aplikojnë për asistent duhet të sjellin edhe certifikatën e notave të studimeve të përfunduara;
- Vendimi për thirrjen akademike paraprake;
- Dëshmitë për publikimet shkencore me linqet e publikimeve;
- Dëshmitë për pjesëmarrje aktive/pasive në konferenca vendore dhe ndërkombëtare;
- Dëshmi për temat e mentoruara të studentëve;
- Dokumente të tjera që përkojnë me kërkesat për thirrjen për të cilën aplikon kandidati.
Dorëzimi i dokumentacionit:
Dokumentet duhet të dorëzohen me kohë, komform afatit të konkursit. Dokumentet e pakompletuara nuk merren në shqyrtim. Dokumentet duhet të dorëzohen tek Dekanati përkatës i Kolegjit Heimerer.
Për publikimet dhe librat nevojitet vetëm faqja e parë e artikullit ose kopertinës së librit.
Nëse dokumentacioni nuk është i plotë nuk do të dërgohet tek komisioni për vlerësim.
Konkursi mbetet i hapur nga data 15.09.2025 deri më 30.09.2025.
Related Posts
Kompania austriake me renome “Humanocare” nis bashkëpunimin me Ekosistemin për Shëndet dhe Mirëqenie Heimerer
KONKURS PUNE
KONKURS PUNE
KONKURS PUNE
KONKURS PUNE
Kerko
Tags