Kompania austriake me renome “Humanocare” nis bashkëpunimin me Ekosistemin për Shëndet dhe Mirëqenie Heimerer
February 24, 2026 2026-02-25 16:39Kompania austriake me renome “Humanocare” nis bashkëpunimin me Ekosistemin për Shëndet dhe Mirëqenie Heimerer
Kompania austriake me renome “Humanocare” nis bashkëpunimin me Ekosistemin për Shëndet dhe Mirëqenie Heimerer
Përfaqësuesit nga kompania austriake, Humanocare kanë realizuar një vizitë zyrtare në Kolegjin Heimerer dhe njësitë tjera të EcoVillage siç janë: ICR-Lab, HiSpace, Coffee and Care, QMH, Kinderhouse, Akademinë profesionale “Heimerer” si dhe Heimerer Voices. Gjatë kësaj vizite, ata kanë vizituar dhe kanë parë nga afër hapësirat e të gjitha njësive të EcoVillage dhe kanë takuar studentët të cilët janë pjesë e shtëpisë së madhe të studimeve në Kolegjin Heimerer për një të ardhme të sigurt dhe profesionale.
Andreas Reitermayer, (Drejtor Financiar dhe Prokurist) dhe Kevin Kupper, (Udhëheqës i zhvillimit të biznesit) e përfaqësuan Kompaninë gjatë kësaj vizite pikërisht në kohën kur e njëjta po shënon 33 vjetorin e themelimit.
Dy përfaqësuesit e Humanocare gjatë kësaj vizite, u priten nga CEO dhe bashkëthemeluesi i Heimerer, Prof. Dr. Petrit Beqiri, i cili u shoqërua nga këshilltarët e tij, Karsten Klapp dhe Dr. Driton Ukmata. Gjatë takimit, Beqiri ua prezantoi konceptin “Ecosystem & Ecovillage”, ku u shpalos edhe drafti i modelit të biznesit, si dhe u diskutuan hapat e ardhshëm të bashkëpunimit.
Ndërkohë, kompania austriake Humanocare, e themeluar nga Julian M. Hadschieff në vitin 1993, po shënon këtë vit 33-vjetorin e saj, duke konsoliduar pozicionin si një nga operatorët kryesorë në fushën e kujdesit, rehabilitimit dhe rekrutimit të profesionistëve shëndetësorë nga e gjithë bota. Kjo Kompani ka arritur që të shndërrohet nga rezidencat për të moshuar në një lider të integruar të kujdesit shëndetësor. Humanocare e përmbledh misionin e saj me moton: “Vërtet vizionarë në kujdes”, sikurse është vizioni i Heimerer për edukimi në kujdesin shëndetësor përmes përsosmërisë dhe inovacionit në mësimdhënie dhe shërbime.
Me këtë rast, ata kanë vizituar hapësirat e njësive të EcoVillage, si dhe kanë parë nga afër hapësirat e Kolegjit Heimerer, ku kanë takuar studentët të cilët janë pjesë e shtëpisë së madhe të studimeve për një të ardhme të sigurt dhe profesionale.
Related Posts
KONKURS PUNE
KONKURS PUNE
KONKURS PUNE
KONKURS PUNE
Kolegji Heimerer pjesë e fushatës kundër trafikimit me qenie njerëzore
Kerko
Tags