Kolegji Heimerer pjesë e fushatës kundër trafikimit me qenie njerëzore
October 27, 2025 2025-10-27 15:33Kolegji Heimerer pjesë e fushatës kundër trafikimit me qenie njerëzore
Kolegji Heimerer pjesë e fushatës kundër trafikimit me qenie njerëzore
Në kuadër të Fushatës Nacionale Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, në ambientet e Kolegjit Heimerer u mbajt paneli diskutues me temë “Trafikimi me Qenie Njerëzore dhe Dhuna në Baza Gjinore”, i organizuar nga Qendra MVPT në bashkëpunim me Kolegjin Heimerer.
Ky aktivitet shënoi vazhdimësinë e bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet dy institucioneve, duke sjellë së bashku profesionistë të fushës, përfaqësues institucionalë dhe studentë të Psikologjisë për të diskutuar mbi sfidat, pasojat dhe mënyrat e parandalimit të këtyre dukurive shqetësuese.
Gjatë panelit u theksua rëndësia e ndërgjegjësimit publik, edukimit të brezit të ri dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore dhe dhunës me bazë gjinore — fenomene që kërkojnë reagim të përbashkët dhe të vazhdueshëm.
Drejtuesit e Kolegjit Heimerer falënderuan përfaqësuesit e Qendrës MVPT për partneritetin e vazhdueshëm dhe të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre në këtë ngjarje të rëndësishme për komunitetin akademik dhe shoqërinë në tërësi.
Related Posts
Kompania austriake me renome “Humanocare” nis bashkëpunimin me Ekosistemin për Shëndet dhe Mirëqenie Heimerer
KONKURS PUNE
KONKURS PUNE
KONKURS PUNE
KONKURS PUNE
Kerko
Tags