Kolegji Heimerer forcon bashkëpunimin me Universitetin e Savonias nga Finlanda
October 20, 2025 2025-10-20 23:44Kolegji Heimerer forcon bashkëpunimin me Universitetin e Savonias nga Finlanda
Kolegji Heimerer forcon bashkëpunimin me Universitetin e Savonias nga Finlanda
Rektorja e Kolegjit Heimerer, Prof. Dr. Naime Brajshori, priti në takim përfaqësueset nga Universiteti i Savonias – Finlandë, znj. Agnieszka Laherto, Koordinatore Ndërkombëtare dhe znj. Ardita Hoxha Jahja, Menaxhere e Kërkimeve.
Vizita u zhvillua në kuadër të fillimit të bashkëpunimit përmes programit Erasmus+ ICM (International Credit Mobility) dhe shqyrtimit të mundësive për projekte të përbashkëta zhvillimore dhe kërkimore midis dy institucioneve.
Gjatë takimit, Rektorja dhe përfaqësueset e Savonias diskutuan për mundësitë e shkëmbimit akademik të studentëve dhe stafit, si dhe për nisma që synojnë forcimin e cilësisë së studimeve dhe zhvillimin e kërkimit shkencor në fushat e përbashkëta.
Përfaqësueset nga Finlanda u takuan edhe me dekanet e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore dhe Profesioneve Ndihmëse dhe Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Humane, si dhe me grupin punues të projektit “Medical Waste Management”, ku u shkëmbyen ide për inovacione dhe qasje të qëndrueshme në menaxhimin e mbetjeve mjekësore.
Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimeve ndërkombëtare të Kolegjit Heimerer, duke hapur mundësi të reja për studentët, stafin akademik dhe partnerët institucionalë në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.
Related Posts
KONKURS PUNE
KONKURS PUNE
KONKURS PUNE
KONKURS PUNE
Kryetari Rama priti në takim pronarët e Kolegjit, Petrit Beqiri dhe Adrian Heimerer
Kerko
Tags