Filmi “MAMA” sjell reflektim dhe ndjeshmëri në Kolegjin Heimerer, në kuadër të Muajit Rozë
October 24, 2025 2025-10-24 11:19Filmi “MAMA” sjell reflektim dhe ndjeshmëri në Kolegjin Heimerer, në kuadër të Muajit Rozë
Filmi “MAMA” sjell reflektim dhe ndjeshmëri në Kolegjin Heimerer, në kuadër të Muajit Rozë
Në Kolegjin Heimerer u mbajt edicioni i radhës i Klubit të Filmit, një aktivitet tashmë tradicional që çdo muaj mbledh studentët për të kaluar momente rekreative, reflektuese dhe frymëzuese përmes kinemasë.
Këtë muaj, në kuadër të Muajit Rozë – muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, u shfaq filmi “MAMA”, një histori e ndjeshme që trajton me thellësi dhe forcë përjetimet e grave që përballen me këtë sëmundje.
Përzgjedhja e filmit “MAMA” lidhet ngushtë me misionin e Kolegjit Heimerer për të edukuar profesionistë të ardhshëm të shëndetësisë, të cilët do të jenë pranë njerëzve jo vetëm si profesionistë, por edhe si mbështetje emocionale në momentet më të vështira të jetës.
Pas shfaqjes, studentët zhvilluan një diskutim reflektues rreth temave të filmit, duke ndarë mendime për shpresën, guximin dhe rëndësinë e mbështetjes gjatë përballjes me sfida jetësore.
Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Kolegjit Heimerer për të ndërthurë artin me edukimin dhe për të kultivuar ndjeshmërinë profesionale e humane te studentët tanë.
Related Posts
Studentët e rinj të Kolegjit Heimerer zhvillojnë workshop për përballjen me sfidat akademike
Kolegji Heimerer forcon bashkëpunimin me Universitetin e Savonias nga Finlanda
Vizita e Agjencisë së Kosovës për Akreditim në Kolegjin Heimerer
“Heimerer” në Samitin Botëror të Shëndetësisë në Berlin prezanton inovacionet në shëndetësi
Kerko
Tags