/cilësia
STUDIME KUALITATIVE NË SHKENCAT SHËNDETËSORE
Studentë të Kolegjit Heimerer
Linda Ukimeraj Harris
Udhëheqëse e Zyrës së Cilësisë
Kolegji Heimerer ka për qëllim të ofrojë studime kualitative në shkencat shëndetësore. Për ta garantuar kualitetin akademik kemi krijuar Zyrën për Cilësi, e cila implementon procedurat për vlerësim dhe aprovim të programeve. Pjesë e pandashme e përgjegjësive që i takojnë kësaj zyre janë edhe monitorimi i vazhdueshëm i cilësisë së implementimit të programeve. Për më tepër, Zyra për Cilësi ka përgjegjësi edhe implementimin e të gjitha standardeve ndërkombëtare për kualitet. Kjo zyrë poashtu përcjell standardet e vendosura për zhvillim nga ana e Agjensionit të Akreditimit të Kosovës, komunikon me këta të fundit dhe me vlerësuesit e jashtëm që agjensioni sjell në Kosovë për vlerësim të programeve.
Znj. Ukimeraj Harris përfundoi studimet bachelor në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Filologjik, Departamenti i Gjuhës Angleze, ndërsa studimet master në Menaxhim në Arsim në Departamentin e Pedagogjisë në të njëjtin universitet. Aktualisht është duke përfunduar studimet e doktoratës në Universitetin e Lubljanës, në drejtimin Politikat në Arsim. Përveç përvojës si mësimdhënëse, Znj. Ukimeraj Harris ka përvojë edhe në programet e ndërtimit të kapaciteteve dhe ngritjes së cilësisë në arsim. Një prej projekteve të cilën e ka menaxhuar është edhe Projekti i Agjencisë Evropiane për Rindërtim për themelimin e Programit të Infermierisë dhe Mamive – bazuar në standardet evropiane – në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Gjithashtu ka përvojë si konsulente në programe të ndryshme, duke filluar me Programin e USAID-it për Edukimin Themelor, ku ka qenë pjesë e hartimit të programeve trajnuese për drejtorët e shkollave dhe Këshillet e Shkollave.
Më pas ka vazhduar si eksperte e arsimit në Projektin e GIZ-it për Arsimin Themelor, në të cilin ka punuar në zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe drejtorëve të shkollave, dhe ka kontribuar në hartimin e disa doracakëve për trajnim për mësimdhënës dhe drejtorë të shkollave. Ajo vazhdon të punojë si konsulente për projekte të Bankës Botërore, me fokus në ngritjen e cilësisë së vlerësimit të nxënësve dhe në ngritjen e cilësisë së arsimit në përgjithësi.

Veranda D4, Hyrja C dhe D Lagja Kalabri,
(Rruga për Veternik), 10000 Prishtinë,
Republika e Kosovës

+ (383) 49 947 612

+ (383) 49 947 343

info@kolegji-heimerer.eu