Projekte

Zhvillim i Rehabilitimit Shoqëror Përmes Arsimit

kliko ketu

Kolegji Heimerer është një nga partnerët e projektit “Zhvillim i Rehabilitimit Shoqëror Përmes Arsimit”, një program i financuar nga Erasmus +. Programi synon të ndryshojë kushtet e këqija sociale të personave të moshuar, me aftësi të kufizuara dhe të sëmurë kronikë në Kosovë. Përmes lëndëve tona në Kolegjin Heimerer, studentët do të përvetësojnë njohuri dhe aftësi që synojnë të përmirësojnë statusin shoqëror të këtij grupi të veçantë.

Nëse jeni të interesuar të dini më shumë rreth programit, lutemi ndiqni këtë link.

Platforma transkulturale 'Open Badges' për mentorim tranzicional të migrantëve në kujdesin familjar

kliko ketu

TOBp është një projekt 3 vjeçar i financuar nga BE, i cili i kushton një vëmendje të veçantë mosnjohjes së kualifikimeve akademike dhe arsimit paraprak në shoqëritë postindustriale. Qëllimi i projektit është njohja e shkathtësive dhe kompetencave të migrantëve për të përmirësuar shërbimet e kujdesit familjar.

Nëse jeni të interesuar të dini më shumë rreth programit, lutemi ndiqni këtë link.

Qendra Multidisplinare për praktika në shëndetësi

kliko ketu

Qendra Multidisplinare për praktika në shëndetësi është një projekt i koordinuar nga Kolegji Heimerer me partnerë nga Kosova dhe Finlanda. Projekti në mënyrë të qartë paraqet filozofinë e Kolegjit Heimerer i cili synon të ofrojë mundësi për studentët që të mësojnë duke bërë praktikë. Nëpërmjet qendrave të praktikës, studentët dhe stafi akademik do të kenë qasje në mjedis me kushte për hulumtim dhe eksplorim. Projekti do të zbatohet në forma të ndryshme si: punëtori, vizita studimore dhe seminare. Shpresojmë që qendra do të formësojë gjeneratat e reja të studentëve dhe do të rrisë numrin e hulumtuesve dhe inovatorëve.