Në një mbledhje komemorative, Kolegji Heimerer nderon trashëgiminë e bashkëthemeluesit Friedrich Heimerer
January 19, 2026 2026-01-19 19:16Në një mbledhje komemorative, Kolegji Heimerer nderon trashëgiminë e bashkëthemeluesit Friedrich Heimerer
Në një mbledhje komemorative, Kolegji Heimerer nderon trashëgiminë e bashkëthemeluesit Friedrich Heimerer
Nëntori i vitit të kaluar ishte moment trishtimi për Kolegjin Heimerer, pasi njëri prej bashkëthemeluesve të këtij Institucioni ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra në një aksident fatal.
Andaj, fundviti nuk ishte i zakonshëm. Për herë të parë, stafi i Kolegjit nuk mori mesazhin e urimit nga z. Frieddrich Heimerer, i cili çdo vit kujdesej që ta përçonte tek të gjithë kolegët e Kolegjit mesazhin e përkrahjes dhe rrugës drejt zhvillimeve edhe më të mëdha.
Sot Kolegji kujtoi përmes një Mbledhjeje Komemorative jetën dhe veprën e një njeriu që jetën e tij e ndërtoi mbi vlerat e paqes, punës, dijes dhe përgjegjësisë ndaj të tjerëve.
Në këtë ceremoni komemorative mori pjesë edhe djali i tij, Adrian Heimerer, i cili vizitoi edhe hapësirat e Kolegjit. Po ashtu në këtë ceremoni morën pjesë edhe partnerë nga Gjermania dhe India, profesorë, ligjërues, e studentë nga Kolegji.
Me këtë rast u shfaq edhe një dokumentar i përgatitur nga Kolegji për jetën dhe veprën e z. Friedrich Heimerer, ku u paraqit rrugëtimi i tij qysh prej lindjes në vitin 1949 e deri në nëntorin e vitit që lamë pas.
Për ta nderuar kujtimin për të, kjo ceremoni u mbyll me dy pika nga vajzat e Grupit Okarina, Fjollë Koxha dhe Hana Hana në violinë.
Related Posts
Kolegji Heimerer pjesë e Seminarit për “Rishikimin e migrimit qarkor” në Bon të Gjermanisë
HAPEN APLIKIMET PËR TRANSFERIN E STUDENTËVE
Homazh për jetën dhe veprën e bashkëthemeluesit të Kolegjit Heimerer, zotit Friedrich Heimerer
Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, viziton Kolegjin Heimerer
Projekti A-WELL është pranuar nga Agjencia Erasmus.
Kerko
Tags