Kryetari Rama priti në takim pronarët e Kolegjit, Petrit Beqiri dhe Adrian Heimerer
January 22, 2026 2026-01-22 20:27Kryetari Rama priti në takim pronarët e Kolegjit, Petrit Beqiri dhe Adrian Heimerer
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim përfaqësuesit e konsorciumit kosovaro-gjerman lidhur me projektin “Heimerer Healthcare and Wellbeing Eco-Village”, i cili pritet të zhvillohet në kryeqytet në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës. Për më shumë inforrmacione, klikoni në këtë link:
Delegacioni i konsorciumit kosovaro-gjerman, në përbërje të drejtorit të pronarit të kolegjit Heimerer në Kosovë, Petrit Beqiri, drejtorit të Heimerer në Gjermani, Adrian Heimerer dhe Bernhard Rappenhöner, pronar i kompanisë gjermane Lebensbaum, e specializuar në shërbime për persona të moshuar, është pritur në takim nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Qëllimi i këtij takimi ishte jetësimi i projektit “Heimerer Healthcare and Wellbeing Eco-Village”, që është një projekt transformues, i konceptuar për të adresuar nevojat e komunitetit në fushat e shëndetësisë, edukimit, kërkimit dhe mirëqenies. Projekti parasheh integrimin e shërbimeve të avancuara si rehabilitimi, telemjekësia, kujdesi në shtëpi, shtëpitë e të moshuarve, shërbimet geriatrike dhe kujdesi terminal, si dhe programet arsimore, trajnimet profesionale dhe aktivitetet kërkimore.
Projekti pritet të krijojë mbi 500 vende pune dhe të shndërrohet në një qendër referimi për shëndetësi, edukim dhe mirëqenie, duke u përafruar me standardet evropiane dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, në dobi të qytetarëve të Prishtinës.
Takimi konfirmoi vullnetin e ndërsjellë për të vazhduar procesin në mënyrë institucionale, transparente dhe afatgjatë.