Kolegji Heimerer pjesë e Seminarit për “Rishikimin e migrimit qarkor” në Bon të Gjermanisë

Post
Uncategorized

Kolegji Heimerer pjesë e Seminarit për “Rishikimin e migrimit qarkor” në Bon të Gjermanisë

Në kuadër të Javës së Stafit Erasmus+, po mbahet seminari ndërkombëtar “Rishikimi i migrimit qarkor dhe angazhimi i diasporës në kujdesin social”, i cili synon të bashkojë perspektivat akademike dhe të politikëbërjes nga Evropa Juglindore dhe Gjermania.

Fokusi i këtij seminari është hulumtimi i migrimit të kthimit, angazhimi i diasporës, si dhe zhvillimi i sistemeve në fushën e shëndetësisë dhe kujdesit për të moshuarit.

Kosova në këtë seminar po përfaqësohet nga Prof. Ass. Dr. Petrit Beqiri, Kryetar i Bordit të Ekosistemit Heimerer, si dhe MD. Spec. Naim Bardiqi, profesor në Kolegjin Heimerer. Në këtë seminar ata kanë folur për nevojat për kujdes dhe modelet e ofrimit të kujdesit në sektorin social dhe shëndetësor në Evropën Juglindore, me fokus të veçantë në kujdesin geriatrik dhe në Kosovë.

Nga data 12 deri më 16 janar, përveç ligjëratave kryesore dhe prezantimeve tematike, po mbahen edhe sesione interaktive, të dizajnuara për të hedhur bazat për propozime të ardhshme projektesh dhe për të thelluar bashkëpunimin institucional.