Kolegji Heimerer, pjesë e Javës Ndërkombëtare të Stafit në Turqi

Screenshot 2026-01-22 131752
Lajme

Kolegji Heimerer, pjesë e Javës Ndërkombëtare të Stafit në Turqi

Arbesa Sahiti e Liridon Blaca, e kanë përfaqësuar Kolegjin Heimerer në Javën Ndërkombëtare të Stafit që u mbajt në Kastamonu të Turqisë. Ata kanë arritur të krijojnë raporte të reja me Universitetet prestigjioze që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje, në mënyrë që praktikat e avancuara të jenë pjesë e bashkëpunimeve ndërmjet Universiteteve.

Kolegji Heimerer ka qenë pjesë e Javës Ndërkombëtare të Stafit që është mbajtur në Universitetin Kastamonu në Turqi.

Në këtë ngjarje, Kolegji Heimerer është përfaqësuar nga Arbesa Sahiti, e cila ka mbajtur ligjëratë para studentëve të këtij Universiteti për temën e psikologjisë dhe nga Liridon Blaca, i cili ka ligjëruar për politikat shëndetësore edhe sistemin shëndetësor në Kosovë. Gjatë kësaj jave, të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues nga Universitete prestigjioze nga Gjermania, Ukraina, Gana, Turqia e vende të tjera, që së bashku kanë vizituar biblioteka dhe spitale në Kastamonu të Turqisë.

Përfaqësuesit e Kolegjit Heimerer kanë arritur të krijojnë raporte të reja me përfaqësuesit e Universiteteve përkatëse, të cilat do të shërbejnë edhe për bashkëpunime të ardhshme në fusha të caktuara.