Homazh për jetën dhe veprën e bashkëthemeluesit të Kolegjit Heimerer, zotit Friedrich Heimerer
November 19, 2025 2025-11-19 17:47Homazh për jetën dhe veprën e bashkëthemeluesit të Kolegjit Heimerer, zotit Friedrich Heimerer
Homazh për jetën dhe veprën e bashkëthemeluesit të Kolegjit Heimerer, zotit Friedrich Heimerer
Kolegji Heimerer njofton me respekt të thellë se sot është mbajtur mesha përkujtimore për zotin Friedrich Heimerer, bashkëthemelues i Kolegjit Heimerer në Kosovë dhe themelues i institucionit arsimor Heimerer në Gjermani, i cili u nda nga jeta para pak ditësh.
Z. Heimerer njihej si një ndër figurat kyçe në themelimin dhe zhvillimin e institucioneve arsimore Heimerer, falë vizionit, përkushtimit dhe punës së tij shumëvjeçare që prej vitit 1980. Përmes angazhimit të tij, mijëra të rinj në Gjermani, Kosovë dhe rajon patën mundësinë të arsimoheshin dhe të kualifikoheshin në profesionet e tyre.
Në meshën përkujtimore të mbajtur sot në Kishën e Kryqit të Shenjtë në Landsberg am Lech të Gjermanisë morën pjesë edhe Kryetari i Bordit të Ekosistemit Heimerer, z. Petrit Beqiri, si dhe Rektorja e Kolegjit Heimerer, Prof. Dr. Naime Brajshori, të cilët në emër të institucioneve tona shprehën mirënjohjen dhe nderimin për kontributin e zotit Heimerer.
Trashëgimia e tij profesionale dhe njerëzore mbetet e pranishme në të gjithë ekosistemin Heimerer dhe në misionin që vazhdojmë ta zhvillojmë me përkushtim.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, bashkëshorten, kolegët dhe të gjithë komunitetit Heimerer.
Qoftë i paharruar kujtimi për Friedrich Heimerer!
Related Posts
Në një mbledhje komemorative, Kolegji Heimerer nderon trashëgiminë e bashkëthemeluesit Friedrich Heimerer
Kolegji Heimerer pjesë e Seminarit për “Rishikimin e migrimit qarkor” në Bon të Gjermanisë
HAPEN APLIKIMET PËR TRANSFERIN E STUDENTËVE
Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, viziton Kolegjin Heimerer
Projekti A-WELL është pranuar nga Agjencia Erasmus.
Kerko
Tags