HAPEN APLIKIMET PËR TRANSFERIN E STUDENTËVE

Web
Uncategorized

HAPEN APLIKIMET PËR TRANSFERIN E STUDENTËVE

Kolegji Heimerer, si institucion i specializuar në shkenca shëndetësore dhe sociale, ka hapur zyrtarisht aplikimet për transferimin e studentëve që dëshirojnë t’i bashkohen studimeve të avansuara.

Nga sot e deri më 25.02.2026, ju keni mundësinë të bëheni pjesë e Kolegjit Heimerer përmes aplikimit për transfer.

Aktualisht ofrohen 8 programe të avansuara, të udhëhequra nga staf profesional dhe i kualifikuar në fushën e shkencave shëndetësore dhe sociale.

Studentë të dashur, ju ftojmë të zgjidhni njërin nga programet në vijim dhe të ndërtoni rrugën e profesionit tuaj:

Programe Bachelor (BSc):

BSc. Infermieri

BSc. Teknik Laborant

BSc. Shkenca Shëndetësore Terapeutike (profilet: Logopedi dhe Ergoterapi)

BSc. Psikologji

Programe Master (MSc):

MSc. Infermieri – Praktika të Avancuara Infermierore

MSc. Menaxhimi i Institucioneve dhe Shërbimeve Shëndetësore

MSc. Shkencat Mjekësore Laboratorike

MSc. Kujdesi Shëndetësor Digjital

Aplikimin mund ta bëni edhe online në adresën: [email protected]