KONKURS PUNE
February 4, 2026 2026-02-04 14:23KONKURS PUNE
KONKURS I PUNËS
BPrAL Kolegji Heimerer për të plotësuar nevojat e Kolegjit Heimerer shpall konkurs për këto pozita:
Titulli i pozitës: Profesor full time për Programin Shkenca Dixhitale Shëndetësore (1)
1. Roli
Kolegji Heimerer kërkon një Profesor full time, i cili do të ushtrojë edhe rolin e Koordinatorit të Programit në Shkenca Dixhitale Shëndetësore (MSc). Pozita është përgjegjëse për udhëheqjen akademike të programit, sigurimin e cilësisë së mësimdhënies, zhvillimin dhe zbatimin e kurrikulës dhe planprogrameve, si dhe koordinimin e proceseve akademike në përputhje me rregulloret institucionale dhe standardet e arsimit të lartë. Profesori/Koordinatori do të ketë rol kyç në zhvillimin strategjik të programit, në integrimin e komponentëve të shëndetit digjital në mësimdhënie dhe në forcimin e lidhjes ndërmjet mësimit, kërkimit shkencor dhe praktikës profesionale.
2. Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
· Ushtron rolin e Koordinatorit të Programit dhe mban përgjegjësi për realizimin akademik dhe funksionimin e rregullt të programit të studimit.
· Planifikon, zhvillon dhe realizon mësimdhënie në fushën e ekspertizës përkatëse, në përputhje me planprogramin dhe standardet akademike.
· Ofron konsultime akademike për studentët, sipas orarit të miratuar dhe nevojave akademike.
· Merr pjesë aktive në mbledhjet dhe aktivitetet akademike të organizuara nga Dekanati dhe strukturat përkatëse të Kolegjit.
· Kontribuon në zhvillimin, rishikimin dhe përditësimin e kurrikulës, duke reflektuar zhvillimet bashkëkohore në fushën e shëndetit digjital.
· Angazhohet në proceset e akreditimit dhe riakreditimit të programit studimor, në bashkëpunim me organet akademike dhe administrative.
· Kryen vlerësimin dhe notimin e studentëve në përputhje me rregulloret akademike dhe politikat institucionale.
· Zbaton metoda bashkëkohore dhe interaktive të mësimdhënies, duke integruar teknologji digjitale dhe praktika inovative.
· Raporton rregullisht për punën dhe aktivitetet akademike pranë Dekanit dhe strukturave përkatëse.
· Realizon minimum dy (2) hulumtime shkencore gjatë vitit akademik, në përputhje me politikat kërkimore të institucionit.
· Mentoron dhe mbikëqyr tema diplome në nivelin Bachelor (BSc) dhe Master (MSc).
· Angazhohet në projekte akademike, kërkimore dhe zhvillimore, në përputhje me profilin dhe ekspertizën profesionale.
· Përgatit, zhvillon dhe përditëson materialet mësimore bazë dhe plotësuese për modulin/modulet që ligjëron.
· Kryen edhe detyra dhe përgjegjësi të tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë, në përputhje me fushëveprimin e pozitës, rregulloret institucionale dhe nevojat akademike të Kolegjit.
3. Kualifikimet e kërkuara
· Diplomë Doktorature (PhD) në Shkenca Dixhitale Shëndetësore, Informatikë Shëndetësore, Shkenca Kompjuterike, Shkenca Shëndetësore ose fusha të afërta, ekuivalente me Nivelin 8 të KKK-së; nostrifikim nga MASHT nëse diploma është fituar jashtë Kosovës.
· Përvojë e dëshmuar në mësimdhënie universitare prej së paku 3 vitesh akademike (6 semestra).
· Të paktën 1 publikim shkencor në revista me impakt faktor >0, të indeksuara në Web of Science (WoS) ose Scopus, si autor i parë ose autor korrespondent.
· Përvojë në mentorim dhe mbikëqyrje të temave të diplomës në nivel Bachelor dhe/ose Master.
· Aftësi për integrimin e teknologjive digjitale në mësimdhënie dhe vlerësim akademik.
· Njohuri dhe përvojë në metoda bashkëkohore të mësimdhënies dhe përdorimin e platformave digjitale për mësim dhe vlerësim.
· Përvojë në zhvillim ose koordinim të programeve studimore (përparësi).
· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; njohja e gjuhës gjermane përbën përparësi.
· Integritet profesional, aftësi organizative dhe gatishmëri për angazhim në zhvillim akademik, kërkim shkencor dhe procese akreditimi.
Vendi i punës: BPrAl Kolegji Heimerer, Rr. Kadri Zeka nr.80 dhe 82, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Orari: 40 orë në javë
Dorëzimi i dokumentacionit:
Të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit për të aplikuar duhet të dorëzojnë dokumentet si në vijim: CV, letër motivuese si dhe dëshmitë e shkollimit apo kualifikimeve përkatëse.
Dokumentet duhet të dorëzohen në formë elektronike në email adresën: hr@kolegji-heimerer.eu
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.
Konkursi mbetet i hapur nga data 04.02.2026 deri me 18.02.2026
Related Posts
Kerko
Tags