Thirrje e hapur për BURSA STUDENTORE
31 Tetor, 2024 2024-10-31 17:37Thirrje e hapur për BURSA STUDENTORE
BPrAL KOLEGJI HEIMERER, në bazë të Nenit 13, paragrafit (i) të Statutit të Kolegjit Heimerer dhe Vendimit nr. 1538/24 të Rektores së Kolegjit Heimerer, me datë 21.10.2024 shpallë këtë:
K O N K U R S
Për ndarjen e bursave për studentët e studimeve Bachelor dhe Master për vitin akademik 2023-2024
I. Kushtet e përgjithshme:
Bursat do të ndahen për studentët e nivelit të studimeve Bachelor dhe Master. Bursa do të aplikohet në formë të zbritjes së çmimit për studime, sipas vlerës së përcaktuar në Kontratën për Studime.
II. Të drejtë aplikimi për bursë kanë studentët të cilët i plotësojnë këto kushte:
- Të jetë student i rregullt në ligjerata dhe ushtrime me së paku 80% pjesëmarrje;
- Të ketë kaluar me sukses të gjitha provimet brenda kohës prej një viti (deri në afatin e shtatorit);
- Të ketë arritur notën mesatare prej së paku 9.0 (nëntë pikë zero);
- Të ketë kaluar me sukses testin e gjuhës gjermane të nivelit përkatës të përcaktuar në Aneks Kontratë (vlenë për Infermieri);
- Të ketë paguar rregullisht tarifat studentore;
- Të mos jetë nxjerrë ndonjë vendim penalizues nga Komisioni për çështje etike dhe disciplinore.
- Lartësia e bursës do të përcaktohet sipas kushteve të Kontratës dhe Aneks Kontratës të nënshkruar nga Studenti.
III. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
Studentët të cilët i plotësojnë kushtet nga pika një (I) e këtij konkursi duhet t’i paraqesin këto dokumente:
Vërtetimin për statusin e studentit (përgatitet nga Qendra e Shërbimeve për Studentë, vetëm për qëllimin e aplikimit për bursë);
Pasqyrën e notave (përgatitet nga Qendra e Shërbimeve për Studentë, vetëm për qëllimin e aplikimit për bursë).
Dëshminë relevante të nivelit të njohjes së gjuhës gjermane. Ky dokument sigurohet nga Programi Internacional i Karrierës-PIK (vlenë për Infermieri).
Dokumentet e kompletuara dorëzohen fizikisht në Qendrën e Shërbimeve për Studentë (QESH), ndërsa të skanuara duhet të dorëzohen në e-mailin [email protected].
Afati i aplikimit:
Afati i paraqitjes së kërkesës zgjatë nga data 21.10.2024 deri më datë 04.11.2024 në orën 17:00.
Afati i ankesave:
Studentët të cilët konsiderojnë se kanë pasur të drejtë përfitimi të bursës universitare dhe nuk janë përfshirë në listën e studentëve përfitues të bursës, kanë të drejtë ankese në afat prej 48 orësh pas ditës së publikimit të listave.
Ankesa dorëzohet fizikisht në Qendrën e Shërbimeve për Studentë (QESH), ndërsa të skanuara duhet të dorëzohen në E-mailin [email protected].
Ankesat e dorëzuara pas afatit nuk do të merren në shqyrtim.
Publikimi:
Vendimi do të publikohet në tabelën e shpalljeve dhe web faqen e Kolegjit Heimerer www.kolegji-heimerer.eu
Sqarim: Bursat vlejnë vetëm për një vit akademik dhe nga shuma e kontrates zbriten vetëm për vitin që keni fituar bursën, për të vazhduar bursën ju duhet të mbani kriteret e përfituara.