Kolegji Heimerer në takim me Grupin parlamentar për Shëndetësi të Kuvendit të Kosovës për promovimin e profileve të Logopedisë, Psikologjisë dhe Ergoterapisë

Web
Lajme

Kolegji Heimerer në takim me Grupin parlamentar për Shëndetësi të Kuvendit të Kosovës për promovimin e profileve të Logopedisë, Psikologjisë dhe Ergoterapisë

Në këtë ngjarje të rëndësishme, përfaqësuesit e Kolegjit Heimerer të programeve Logopedi, Ergoterapi dhe Psikologji, PhD. Cand. Blerta Krasniqi – Koordinatore e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore Terapeutike: Logopedi dhe Ergoterapi, Doktorja e terapisë profesionale, Pedagoge dhe Konsulente Praktike – Dianna Ullrich dhe Phd cand. Arben Hysenaj Dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Psikologjike shpalosën sfidat dhe nevojat aktuale të fushës së shëndetit dhe trajnimit profesional.

– Blerta Krasniqi, nënvizoi rëndësinë e profesionit të logopedisë në përmirësimin e aftësive të komunikimit në komunitet. Ajo bëri thirrje për një kornizë ligjore të qartë që të mbrojë dhe rregullojë praktikën e logopedisë në Kosovë dhe theksoi nevojën për bashkëpunim të ngushtë mes profesioneve terapeutike, intervenimin e hershëm, krijimin e odave profesionale për të ndihmuar në përmirësimin e kushteve të punës dhe shërbimeve për pacientët.

– Nga ana tjetër, Dianna Ullrich diskutoi për përfshirjen e  ergoterapeutëve në ekipe multidisiplinare dhe nevojën për kujdes të shëndetit dhe edukimit. Ajo theksoi rolin e Kolegjit Heimerer në ofrimin e shërbimeve multidisciplinare nëpërmjet Qendrës Shëndetësore Multidisciplinare Terapeutike ku përmes kësaj qendre, studentët kanë mundësinë të praktikojnë direkt profesionet e fushës, për t’u bërë pjesë e ekipit profesional në të ardhmen.

– Arben Hysenaj trajtoi sfidat legjislative në praktikën e psikologjisë klinike. Ai theksoi rëndësinë e vendosjes së standardeve të qarta për profesionin, krijimin e një dhome të veçantë për psikologët, monitorimin e punës së ekspertëve shëndetësorë, trajtimin e çështjeve të licencimit dhe sigurimin e programeve të duhura të trajnimit. Gjithashtu, Arbeni theksoi nevojën për një komunikim më të mirë ndërmjet institucioneve përkatëse për t’i trajtuar këto çështje në mënyrë efektive.

Çështje të rëndësishme për shëndetin dhe arsimimin e profesionistëve shëndetësorë në Kosovë!🙌

Alert: You are not allowed to copy content or view source !!