Shkencat Shëndetësore për Profile Terapeutike

PROGRAMI studimor

Shkencat Shëndetësore për Profile Terapeutike, BSc

Orari per specializimin logopedi& Ergoterapi
Shkencat Shëndetësore për Profile Terapeutike, BSc (Specializime: Logopedi dhe Ergoterapi)

Programi Bachelor në Shkencat Shëndetësore për Profile Terapeutike në Kolegjin Heimerer është i dizajnuar për të përgatitur profesionistë të kualifikuar në dy fusha terapeutike thelbësore: Logopedi dhe Ergoterapi. Ky program ofron një bazë të fortë teorike dhe praktike në parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve funksionale të komunikimit dhe të përfshirjes në aktivitetet e jetës së përditshme.

Qëllimi i përgjithshëm i programit është të zhvillojë kompetenca profesionale, humane dhe kërkimore tek studentët, duke u mundësuar atyre të kontribuojnë në përmirësimin e shëndetit fizik, mendor dhe social të individëve dhe komuniteteve të ndryshme.

Pikat kryesore të programit:

Dy specializime të ndërlidhura me nevojat bashkëkohore shëndetësore:

Logopedi:
Fokusuar në trajtimin e çrregullimeve të komunikimit, gjuhës, të folurit, zërit dhe gëlltitjes te fëmijët dhe të rriturit.

Ergoterapi:
Synon rikthimin e aftësive funksionale dhe promovimin e pjesëmarrjes aktive në aktivitetet ditore për persona me aftësi të kufizuara ose sfida të tjera shëndetësore.

Qasje praktike dhe ndërdisiplinare:
Studentët ndjekin përvoja klinike në institucione të ndryshme si klinika, spitale, shkolla, qendra rehabilitimi dhe shërbime komunitare.

Mbështetje ndërkombëtare dhe pajisje moderne: Mësimi zhvillohet me ndihmën e profesionistëve vendorë dhe ndërkombëtarë, duke përfshirë përdorimin e infrastrukturës bashkëkohore për simulime dhe praktikë.

Kurrikula në përputhje me standardet evropiane dhe globale: Të dy specializimet janë të ndërtuara sipas udhëzimeve të ASHA, IALP, ESLA, ENOTHE, WFOT dhe praktikave më të mira ndërkombëtare në logopedi dhe ergoterapi. Zhvillim profesional dhe shoqëror: Programi fuqizon studentët për të qenë pjesë aktive e ndryshimeve shëndetësore dhe sociale në komunitet, duke ngritur vetëdijen dhe përmirësuar cilësinë e jetës së personave me nevoja të veçanta. Diplomimi nga ky program (me 180 kredi ECTS) i pajis studentët me njohuri dhe aftësi për të ndjekur karrierë si logopedë apo ergoterapeutë, në sektorin publik dhe privat, në Kosovë dhe jashtë saj.
LOGOPEDI

Kosto
Financiare

3,131 €

Cmimi i vitit
të parë

2,500 €

Cmimi i vitit
të parë me zbritje

ZBRITJE

20.1%

Për të qenë perfitues i zbritjes duhet që të regjistroheni si Student dhe të kaloni provimin pranues të Kolegji Heimerer
ergoterapi

Kosto
Financiare

3,000 €

Cmimi i vitit
të parë

2,000 €

Cmimi i vitit
të parë me zbritje

ZBRITJE

33.3%

Për të qenë perfitues i zbritjes duhet që të regjistroheni si Student dhe të kaloni provimin pranues të Kolegji Heimerer
logopedi

Stafi
Akademik

ERGOTERAPI

Stafi
Akademik

LOGOPEDI

Kurrikula 2023-2026

ERGOTERAPI

Kurrikula 2023-2026

LOGOPEDI

Praktikat
2023-2026

LOGOPEDI

Praktikat
2023-2026

ERGOTERAPI

Praktikat
2023-2026

ERGOTERAPI

Praktikat
2023-2026