Projektet
14 Gusht, 2023 2024-04-19 13:56Projektet
PRO-REKTORATI PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBETAR
Diskutimi i projektit nga stafi i Kolegjit Heimerer
Veprimtaria
Pro-rektorati për Projekte dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në Kolegji Heimerer
Pro-rektorati për Projekte dhe Bashkëpunim Ndërkombëtare (PPBN) është i përfshirë kryesisht në zhvillimin dhe menaxhimin e partneriteteve dhe projekteve ndërkombëtare që avancojnë qëllimet kërkimore, arsimore dhe informuese të institucionit. Kjo përfshin bashkëpunimin me universitete, organizata dhe individë ndërkombëtarë, lehtësimin e shkëmbimeve të studentëve dhe fakulteteve, zhvillimin e programeve të përbashkëta kërkimore dhe sigurimin e fondeve për iniciativat ndërkombëtare. Gjithashtu, PPBN është përgjegjës për menaxhimin dhe monitorimin e granteve dhe kontratave, promovimin e mirëkuptimit dhe diversitetit ndërkulturor, si dhe komunikimin dhe raportimin mbi progresin tek menaxhmenti i institucionit dhe palët e jashtme të interesuara. Në përgjithësi, fokusi është në zgjerimin e gjurmës globale të institucionit dhe në rritjen e reputacionit të tij si lider në arsimin dhe kërkimin ndërkombëtar, duke vepruar si një ndërlidhës midis Evropës Perëndimore dhe Juglindore.
PPBN përbëhet nga një grup multidisciplinar i përbërë nga studentë, akademik dhe jo-akademik, me përvojë nga sektorë të ndryshëm nga Kosova dhe jashtë saj.
PPBN përbëhet nga një grup multidisciplinar i përbërë nga studentë, akademik dhe jo-akademik, me përvojë nga sektorë të ndryshëm nga Kosova dhe jashtë saj.
stafi
Erasmus for Young Entrepreneurs EYE
Erasmus for Young Entrepreneurs (EYE) është një skemë mobiliteti (shkëmbimi) për ndërmarrësit, e përkrahur nga Komisioni Evropian që nga viti 2009. EYE synon të ofrojë mundësi ndërmarrësve ambicioz që të përfitojnë nga pjesëmarrja në mobilitete në kuadër të organizatave të ndryshme Evropiane, për të zhvilluar kompetencat e tyre të ndërmarrësisë.
Për më shumë informata, klikoni këtu !
Për më shumë informata, klikoni këtu !
Zhvillimi Kualitativ i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Menaxhimit të Projekteve QUADIC
Zhvillimi Kualitativ i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Menaxhimit të Projekteve (QUADIC, Quality Development of International Cooperation and Project Management) është një projekt i financuar nga ERASMUS + i cili adreson mungesën e cilësisë në bashkëpunimet ndërkombëtare dhe mungesën e inicimit të projekteve nga universitetet e Kosovës dhe Shqipërisë.
Për më shumë informata, klikoni këtu !
Për më shumë informata, klikoni këtu !
Qendra Digjitale e Praktikës Shëndetësore Ndërdiciplinare e Udhëhequr nga Studentët (SIAHDPC)
Qendra Digjitale e Praktikës Shëndetësore Ndërdiciplinare e Udhëhequr nga Studentët (Student-run interdisciplinary allied health digital practice center - SIAHDPC) është një projekt i financuar nga Erasmus + për ndërtimin e kapaciteteve në Arsimin e Lartë, i udhëhequr nga Kolegji Heimerer në Prishtinë, Kosovë. Qëllimi i këtij projekti është të përmirësojë arsimin e orientuar drejt praktikës virtuale në shkencat shëndetësore përmes të mësuarit të vazhdueshëm, në përputhje me procesin e Bolonjës dhe në bashkëpunim me ofruesit e shërbimeve shëndetësore / rehabilituese, ministritë dhe industritë kombëtare.
Për më shumë informata, klikoni këtu !
Për më shumë informata, klikoni këtu !
Rrjeti Edukativ Strategjik Inovativ për Plakje të Shëndetshme SIENHA
(Strategic Innovative Educational Network for Healthy Ageing- SIENHA) është një projekt i financuar nga ERASMUS + që ka për qëllim të zhvillojë kompetencat midis profesionistëve të shkencave shëndetësore dhe shoqërore, të nevojshme për të lehtësuar bashkëpunimin midis profesionistëve të disiplinave të ndryshme dhe palëve të interesuara dhe të ndikoj në orientimin e qasjes drejt plakjes së shëndetshme, si një proces gjatë gjithë jetës, brenda hapësirave dhe komuniteteve ku ata punojnë. E gjithë kjo përmes zhvillimit të programeve të arsimit të lartë.
Për më shumë informata, klikoni këtu !
Për më shumë informata, klikoni këtu !
Qendra e Praktikave për Shëndetësi të Bashkuar Multidisiplinare e drejtuar nga studentët – SMAHPC
Qendra e Praktikave për Shëndetësi të Bashkuar Multidisiplinare e drejtuar nga studentët (Student-run Multidisciplinary Allied Health Practice Centre - SMAHPC) është një projekt i financuar nga Erasmus + për ndërtimin e kapaciteteve në arsimin e lartë, i udhëhequr nga Kolegji Heimerer në Prishtinë..
Për më shumë informata, klikoni këtu !
Për më shumë informata, klikoni këtu !
Zhvillimi i Rehabilitimit Social përmes Edukimit – SOCRE
Zhvillimi i Rehabilitimit Social përmes Edukimit (Developing Social Rehabilitation through Education- SOCRE) është një projekt i bashkëfinancuar nga Erasmus+ me 16 partner nga 6 shtete të ndryshme. Projekti është bashkëfinancuar nga EU, për ndërtimin e kapaciteteve në Arsimin e Lartë, ERASMUS +KA2. Projekti filloi në vitin 2016 dhe përfundoi më 14 tetor 2019.
Krijimi i kapaciteteve përmes inovacionit social drejt përmirësimit dhe ruajtjes së shëndetit dhe mirëqenies në komunitete
Ndërtimi i kapaciteteve përmes inovacionit social drejt përmirësimit dhe ruajtjes së shëndetit dhe mirëqenies në komunitete (Building Capacity Through Social Innovation Towards Improving and Sustaining Health and Well-Being in Communities - SUSWELL) është një projekt i financuar nga BE që synon modernizimin e kurrikulave shëndetësore të Instituteve të Arsimit të Lartë nga Prishtina, Gjakova, Perm, Shën Petersburg dhe Belgorod
Platforma Transkulturore “Open Badges” TOBP
TOBP është një projekt 3 vjeçar i financuar nga BE, i cili i kushton një vëmendje të veçantë mosnjohjes së kualifikimeve akademike dhe arsimit paraprak në shoqëritë postindustriale. Qëllimi i projektit është njohja e shkathtësive dhe kompetencave të migrantëve dhe përmirësimin e shërbimeve në Kujdesin Familjar të Jetës së Hershme, duke i harmonizuar ato me nevojat e migrantëve..
Për më shumë informata, klikoni këtu !
Për më shumë informata, klikoni këtu !
SHKEMBIMET E STUDENTEVE
Partnerët e mëposhtëm janë institucionet me të cilët KH ka arritur që të realizojë shkëmbim të stafit dhe studentëve:
JAMK University (Finland)
Metropolia University (Finland)
University of Nicolas Copernicus (Poland)
University of Barcelona (Spain)
Malta University (Malta)
Artevelde University College Ghent (Belgium)
University of Manisa Celal Bayar (Turkey)
Carinthia University (Austria)
Maribor University (Slovenia)
Humboldt-Universität zu Berlin (Germany)
Tarsus University (Turkey)
Thomas More University (Belgium)
Autonomous University Barcelona (Spain)
Sakarya University (Turkey)
University of Applied Sciences Apollon (Germany)
Riga Stradnis University (Latvia)
SRH Hochschule für Gesundheit GmbH (Germany)