Kujdesi Shendetesor Digjital

PROGRAMI studimor

MSc.
Kujdesi Shëndetësor Digjital

120 KREDI ECTS
Ky program synon të transformojë sistemet tradicionale të kujdesit shëndetësor në mjedise dixhitale dhe inteligjente në mbarë Kosovën dhe rajonin më të gjerë të Evropës Juglindore.

Të diplomuarit e ardhshëm do të përgatiten për të vlerësuar dhe zbatuar kërkesat e palëve të interesuara për të ndërtuar shërbime shëndetësore dixhitale të gatshme për tregun.

KOMBINO STUDIMENT ME PUNËN:
Çdo modul në programin e paraparë ka të inkorporuar pjesën praktike e cila e vendos studentin në skenare pune të ndryshme me partnerët tonë industrialë.

Adoptimi i teknologjive më të fundit për kujdesin shëndetësor dixhital nga Kolegji i mundëson studentëve që të bëhen gati për një treg të gjerë.

PSE TË STUDIOSH KUJDESIN SHËNDETËSOR DIXHITAL?
Ky program është i vetmi i sojit të tij në Evropën Juglindore, me module kyçe të adaptuara për tregun kosovar nga institucione të famshme botërore: Universiteti La Sapienza në Romë, Universitetet Stanford dhe Kolumbia në SHBA, Universiteti i Sidnejt në Australi, Universiteti i Auklandit në Zelandë të Re, Universitetet e Bristolit e Strathklajdit në Britani të Madhe, dhe Universiteti JAMK në Finlandë.

CILAT JANË MUNDËSITË E SHKËMBIMIT QË OFRON KY PROGRAM?
Objektivi strategjik i Kolegjit për 5 vitet e ardhshme është ndërkombëtarizimi përmes bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë duke u dhënë studentëve/akademikëve mundësinë për vizita afatshkurtra/afatmesme.

Me mëse 21 partnerë ndërkombëtarë që bëjnë pjesë së bashku me ne në programin mobilizues ERASMUS+, mundësitë që studentët e këtij programi të kalojnë një periudhë tre/gjashtë mujore në njërën prej këtyre institucioneve janë qartazi të definuara.
MSC. KUJDESI SHËNDETËSOR DIGJITAL

Kosto
Financiare

2,200.00 €

Cmimi i vitit I
me bursë

1,980.00 €

Cmimi i vitit II
me bursë

BURSË

25%

Studentët që kalojnë provimin pranues me sukses dhe kanë sukses të lartë në shkollimin paraprak fitojnë bursë 20% (duke përfshirë gjuhën gjermane).

Studentët mund të përfitojnë plus 10% bursë nëse janë në listën e Dekanit; që i bie duhet pasur notën mbi 9.0, të ketë të likuiduar vitin paraprak dhe të ketë sjellje qëpërkojnë me vlerat institucionale.
Rishikimi i bursave bëhet çdo vit pasi të përfundoj afati i Provimit të Shtatorit.

Studentët mund të marrin shërbime brenda çmimit të studimeve edhe për një vit pas përfundimit të ligjëratave, ndërsa pas kësaj kohe për cdo shërbim duhet pagesë shtesë.
MSC. KUJDESI SHËNDETËSOR DIGJITAL

Stafi
Akademik

MSC. KUJDESI SHËNDETËSOR DIGJITAL

Kurrikula 2023-2025

MSC. KUJDESI SHËNDETËSOR DIGJITAL

Praktikat
2023-2026

MSC. KUJDESI SHËNDETËSOR DIGJITAL

Praktikat
2023-2025

Alert: You are not allowed to copy content or view source !!