Hulumtimet

Hulumtimet shkencore në Kolegjin Heimerer

Qëllimi ynë

Strategjia e hulumtimit

Fushat e hulumtimit

Publikimet

Konferenca Ndërkombëtare e Shkencave Shëndetësore

Mundësi për stafin akademik dhe studentët

Bashkëpuno me ne

Lista e publikimeve

Hulumtime të bazuara në evidencë që bëjnë ndryshimin në komunitet

Në Kolegjin Heimerer, hulumtimi shkencor përfaqëson një nga shtyllat kryesore të zhvillimit akademik dhe kontribuon drejtpërdrejt në përmirësimin e arsimit, shëndetësisë dhe teknologjisë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Me një qasje të bazuar në inovacion dhe bashkëpunim, ne zhvillojmë projekte që adresojnë çështje kyçe shoqërore dhe sigurojnë përfitime të prekshme për komunitetin tonë dhe më gjerë.

Ndërkombëtarizimi dhe inovacioni janë themeli i strategjisë sonë hulumtuese. Përmes bashkëpunimeve me institucione prestigjioze ndërkombëtare dhe përfshirjes në projekte ndërdisiplinore, ne synojmë të avancojmë njohuritë shkencore dhe të ofrojmë zgjidhje konkrete për sfidat globale.

Kolegji Heimerer është gjithashtu një platformë për zhvillimin profesional të studentëve dhe stafit, duke i përfshirë ata në hulumtime të aplikuara dhe aktivitete shkencore që përputhen me nevojat e tregut të punës dhe të komunitetit. Rezultatet e hulumtimeve tona janë prezantuar në konferenca ndërkombëtare dhe janë publikuar në revista me faktor të lartë ndikimi.

Për më shumë, ne investojmë në digjitalizimin e proceseve kërkimore, duke u siguruar që teknologjitë më të fundit të jenë në dispozicion të stafit dhe studentëve tanë. Ky angazhim na lejon të realizojmë hulumtime me ndikim të matshëm dhe të kontribuojmë në zhvillimin e shkencës moderne.

"Hulumtime të bazuara në evidencë që bëjnë ndryshimin në komunitet" është motoja jonë – një qasje që përfshin bashkëpunimin, cilësinë dhe përkushtimin për të krijuar një botë më të mirë përmes shkencës dhe inovacionit

Strategjia e hulumtimit

Kolegji Heimerer është i përkushtuar të ndërtojë një kulturë të fortë kërkimore, duke zhvilluar dhe përforcuar kapacitetet e tij për të adresuar sfidat bashkëkohore shoqërore dhe shëndetësore. Strategjia e Hulumtimit për periudhën 2022–2027 është themeluar mbi parimet e bashkëpunimit ndërkombëtar, inovacionit dhe zhvillimit të projekteve të aplikuara, me fokus të veçantë në krijimin e ndikimit pozitiv në komunitet.

Ndërkombëtarizimi dhe bashkëpunimi

Një nga shtyllat kryesore të strategjisë është ndërkombëtarizimi. Kolegji Heimerer ka krijuar marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi ndër-institucional, duke siguruar shkëmbimin e stafit dhe studentëve dhe duke nxitur transferimin e njohurive në nivel global. Përmes këtyre partneriteteve, Kolegji zhvillon projekte kërkimore ndërkombëtare që adresojnë sfidat globale në arsimin dhe shëndetësinë, duke sjellë zgjidhje të prekshme për komunitetet lokale dhe rajonale.

Forcimi i kapaciteteve hulumtuese

Kolegji ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të promovuar hulumtimet ndërdisiplinore, duke përfshirë bashkëpunimin me partnerë të brendshëm dhe të jashtëm. Për të mbështetur këtë përkushtim, është ndarë deri në 3% e të ardhurave institucionale për financimin e projekteve kërkimore dhe krijimin e një infrastrukture mbështetëse për kërkuesit shkencorë. Kjo qasje garanton që hulumtimet të kenë ndikim të matshëm dhe të kontribuojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e mirëqenies shoqërore.

Hulumtimi dhe mësimdhënia

Hulumtimi në Kolegjin Heimerer është i ndërlidhur ngushtë me proceset e mësimdhënies. Modelet laboratorike të drejtuara nga studentët janë zbatuar në programet master, duke i përfshirë ata në mënyrë aktive në projekte kërkimore. Ky përkushtim u siguron studentëve aftësi të avancuara praktike dhe shkencore, ndërsa projektet që ata realizojnë shpeshherë ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të komunitetit.

Digjitalizimi dhe promovimi i rezultateve

Një aspekt thelbësor i strategjisë është digjitalizimi i proceseve kërkimore. Kolegji ka investuar në teknologji të avancuar dhe infrastrukturë shkencore digjitale për çdo departament, duke siguruar qasje të sigurt dhe efikase në të dhënat kërkimore. Për më tepër, rezultatet e hulumtimeve shpërndahen në mënyrë efektive përmes platformave ndërkombëtare dhe mediave, duke promovuar ndikimin shkencor dhe njohjen globale.

Përkushtimi për ndikim pozitiv

Në thelb të strategjisë së hulumtimit qëndron përkushtimi për të krijuar ndikim pozitiv përmes hulumtimeve të bazuara në evidencë. Kolegji Heimerer synon të kontribuojë në zhvillimin e politikave dhe në përmirësimin e mirëqenies sociale përmes partneriteteve strategjike dhe projekteve të aplikuara. Kjo qasje unike e vendos Kolegjin si një lider në avancimin e njohurive shkencore dhe përmirësimin e jetës së komuniteteve.

Fushat e hulumtimit

Kolegji Heimerer angazhohet në një gamë të gjerë hulumtimesh shkencore që adresojnë sfidat aktuale në shëndetësi, arsim, dhe politika sociale. Hulumtimet tona janë të lidhura ngushtë me programet akademike të kolegjit, duke reflektuar përkushtimin tonë për të krijuar zgjidhje praktike dhe inovative që ndikojnë pozitivisht në mirëqenien e individëve dhe zhvillimin shoqëror. Fushat tona kryesore të hulumtimit përfshijnë:

Kujdesi infermieror dhe praktikat avancuara në shëndetësi

Rehabilitimi dhe terapitë
e specializuara

Teknologjia digjitale dhe
inovacionet në kujdesin shëndetësor​

Shkencat laboratorike dhe diagnostikimi i avancuar

Këto fusha hulumtimi pasqyrojnë përkushtimin e Kolegjit Heimerer për të ndërlidhur arsimin me praktikat më të mira shkencore, duke ndikuar drejtpërdrejt në përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm dhe përmirësimin e jetës së komunitetit. Hulumtimet tona udhëhiqen nga një qasje ndërdisiplinore, duke përfshirë ekspertë nga fusha të ndryshme për të adresuar sfidat komplekse të së ardhmes.

Menaxhimi i shëndetësisë dhe
politikat sociale​

Publikimet

Kolegji Heimerer ka një traditë të pasur në fushën e kërkimit shkencor, me publikime të shumta në revista ndërkombëtare të njohura me faktor të lartë ndikimi. Angazhimi ynë për hulumtime të cilësisë së lartë reflektohet në prezantimet tona në konferenca prestigjioze dhe në ndikimin e dukshëm që këto studime kanë në praktikën shkencore dhe profesionale.

Publikimet tona kontribuojnë në arritjen e disa prej Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (SDGs), duke adresuar sfidat globale dhe rajonale në fusha të ndryshme:

Këto hulumtime reflektojnë përkushtimin tonë për të ndikuar pozitivisht në shoqëri përmes shkencës, duke ofruar zgjidhje praktike për sfidat globale dhe duke kontribuar në përmbushjen e prioriteteve ndërkombëtare për zhvillim të qëndrueshëm.

Konferenca Ndërkombëtare e Shkencave Shëndetësore

Konferenca Ndërkombëtare e Shkencave Shëndetësore, organizuar çdo vit nga Kolegji Heimerer në bashkëpunim me Institutin e Evropës Juglindore për Politikat Sociale dhe Shëndetësore, është një ngjarje prestigjioze që mbledh profesionistë, akademikë dhe studentë nga e gjithë bota. Kjo platformë unike shërben për të prezantuar hulumtimet më të fundit shkencore, për të shkëmbyer ide dhe për të krijuar mundësi të reja bashkëpunimi ndërkombëtar.

Fokusi i konferencës

Konferenca thekson rëndësinë e ndërthurjes së shëndetit, edukimit dhe teknologjisë për përmirësimin e mirëqenies dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve. Çdo vit, ngjarja përfshin prezantime nga studiues të njohur ndërkombëtarë, diskutime ndërdisiplinore dhe sesione interaktive që mbulojnë tema aktuale dhe sfida globale në fushën e shkencave shëndetësore.

Pikat kryesore të edicionit të 15-të:

Për më shumë detaje mbi axhendën e vitit 2024 dhe sesionet specifike, ju ftojmë të shkarkoni dokumentin zyrtar të agjendës: Dokumenti

Mundësi për stafin akademik dhe studentët

Stafi akademik dhe studentët janë të përfshirë në mënyrë aktive në projekte hulumtuese dhe publikime shkencore, duke kontribuar në avancimin e njohurive dhe zhvillimin e zgjidhjeve që ndikojnë pozitivisht në komunitet.

Kolegji ofron një gamë të gjerë mundësish për prezantimin e punimeve hulumtuese në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, duke nxitur ekspozimin ndaj audiencave profesionale dhe akademike. Përmes aktiviteteve të organizuara si Journal Club, seminare dhe workshope, studentët dhe stafi kanë mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre kërkimore dhe të përfitojnë nga shkëmbimi i ideve në një mjedis ndërdisiplinor.

Për më tepër, këto mundësi nuk shërbejnë vetëm për zhvillimin profesional të individëve, por edhe për përmirësimin e standardeve të kujdesit dhe arsimit në Kosovë dhe më gjerë. Duke mbështetur aktivisht përfshirjen e studentëve dhe stafit në hulumtime me ndikim të matshëm, Kolegji Heimerer kontribuon në ndërtimin e një shoqërie më të informuar dhe më të drejtë.

Bashkëpuno me ne

Kolegji Heimerer është gjithmonë i hapur për bashkëpunime që nxisin hulumtimin shkencor, inovacionin dhe zhvillimin profesional. Ne mirëpresim institucione, organizata dhe individë të interesuar për të kontribuar në avancimin e njohurive shkencore dhe zbatimin e tyre në fusha të ndryshme, duke përfshirë shëndetësinë, edukimin dhe politikat sociale.

Mundësitë për bashkëpunim

Na kontaktoni

Nëse jeni të interesuar të bashkëpunoni me Kolegjin Heimerer, na kontaktoni në: [email protected] .Për informacione të mëtejshme mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e hulumtimit, poashtu mund të kontaktoni Prof. Ilir Hoxha, Ph.D., Prorektor për Hulumtime ( [email protected] ), i cili udhëheq përpjekjet tona për krijimin e partneriteteve strategjike dhe projekteve hulumtuese ndërkombëtare.
Alert: You are not allowed to copy content or view source !!