Teknik Laboratori

PROGRAMI studimor

BSc.
Teknik Laboratori

180 KREDI ECTS
Të diplomuarit e ketij programi punojnë në një ekip me specialistë të profesioneve laboratorike, mjekë specialistë të fushave klinike, infermierë dhe profesionist tjerë të shëndetit, si pjesë e sistemit ku pacienti eshte në qendër.

PROGRAMI
Zhvillimi i diagnostikës mjekësore laboratorike është një nga segmentet e mjekësisë moderne. Sot është pothuajse e pamundur të punohet pa një ekip, në të cilin njëra nga hallkat është edhe mjekësia laboratorike, si një pikënisje për zbulimin e sëmundjeve, trajtimin e tyre dhe mjekimin e pacientëve. Diagnostika mjekësore laboratorike, është një fushë shkencore, që lidhet me funksionimin e laboratoreve klinike, me qëllim të diagnostikimit, trajtimit dhe parandalimit të sëmundjeve. Ajo është e bazuar në parimet e biologjisë qelizore dhe molekulare që mundësojnë të kuptuarit e funksioneve normale dhe patologjike të trupit të njeriut. Gjithashtu është një pikënisje për vendosjen e diagnozave nga më të thjeshta, deri tek ato më komplekse.

Pas përfundimit të studimeve, Bachelor-i profesional në diagnostikën mjekësore laboratorike, fiton njohuri dhe shkathtësi për të kryer të gjitha llojet e diagnostikës laboratorike. Bachelor-i profesional në diagnostikën mjekësore laboratorike, është ekspert i kualifikuar me njohuri të gjera dhe aftësi me një nivel të lartë, jo vetëm për mbledhjen, përpunimin dhe analizimin e mostrave biologjike (lëngje organike dhe inde), por edhe për të kuptuarit e procedurave komplekse laboratorike, mbledhjen e të dhënave, zgjidhjen e problemeve, zbatimin e kontrollit të cilësisë, zhvillimin dhe aplikimin e metodave dhe procedurave që lidhen drejtpërdrejt me diagnostikën laboratorike. Stafi i laboranteve punon në një ekip me specialistë të profesioneve laboratorike, mjekë specialist të fushave klinike, infermierë dhe profesionist tjerë të shëndetit si pjesë e sistemit me pacientin në qendër.
BSC. TEKNIK LABORATORI

Kosto
Financiare

2,500.00 €

Cmimi i vitit I
me bursë

2,250.00 €

Cmimi i vitit II
me bursë

2,250.00 €

Cmimi i vitit III
me bursë

BURSË

25%

20% për Studentet që kalojnë provimin pranues me sukses dhe kanë sukses të lartë në vitin e parë dhe të dytë fitojnë 20% bursë (duke përfshirë gjuhën gjermane)

Studentët që kalojnë provimin pranues me sukses dhe kanë sukses të lartë në shkollimin paraprak fitojnë bursë 20% (duke përfshirë gjuhën gjermane) për studimet BSc.
Studentët mund të përfitojnë plus 10% bursë nëse janë në listën e Dekanit; që i bie duhet pasur notën mbi 9.0 , të ketë të likuiduar vitin paraprak dhe të ketë sjellje që përkojnë me vlerat institucionale.

Kushtet për përfitimin e bursës në vitin e parë:

40% | Provimi pranues 
30% | Testi i matures  
30% | Suksesi (shkolla e mesme) 
BSC. TEKNIK LABORATORI

Stafi
Akademik

BSC. TEKNIK LABORATORI

Kurrikula 2023-2026

bsC. TEKNIK LABORATORI

Praktikat
2023-2026

bsC. TEKNIK LABORATORI

Praktikat
2023-2026

Alert: You are not allowed to copy content or view source !!