Menaxhimi i Institucioneve dhe Sherbimeve Shendetesore

PROGRAMI studimor

MSc.
Menaxhimi i Institucioneve dhe Shërbimeve Shëndetësore

120 KREDI ECTS
Pas studimeve, një i diplomuar i këtij programi do të jetë i/e aftë të kombinojnë njohuritë klinike dhe ato menaxheriale për të transformuar sisteme dhe institucione shëndetësore brenda dhe jashtë shtetit..

PROGRAMI
Programi Master Menaxhim i Institucioneve dhe Shërbimeve Shëndetësore në Kolegjin Heimerer fokusohet në parimet e nevojshme për të organizuar, menaxhuar dhe vlerësuar në mënyrë efektive shërbimet shëndetësore si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Ky program, i pari i këtij lloji në rajon, ofron një përgatitje akademike mbi çështjet aktuale në shëndetësi dhe ekspertizën e profesionalizmin e nevojshëm për menaxherë në një mjedis dinamik dhe kompleks në sektorin e shëndetësisë.

Kurrikula vendos përvojën e studentëve në qendër të vëmendjes dhe i përgatit ata për përsosmëri profesionale në menaxhimin e shërbimit shëndetësor. Programi është dizajnuar për të ndihmuar studentët të kuptojnë dhe të hulumtojnë në tërësi sferat që kanë nevojë për përmirësim në sektorin e shëndetësisë në Kosovë. Nëpërmjet hulumtimeve dhe projekteve të tjera akademike, studentëve u jepet mundësia për të krijuar lidhje me kompanitë vendore dhe ndërkombëtare brenda sektorit të shëndetësisë. Pra, programi siguron një lidhje midis botës akademike dhe tregut të punës.

Studentët e këtij programi janë të ekspozuar ndaj leksioneve dhe diskutimeve të udhëhequra nga ligjëruesë akademik ndërkombëtar dhe vendor dhe profesionistë me përvojë në këtë fushë. Sektori shëndetësor i karakterizuar me ndryshime të shpejta kërkon që profesionistët dhe menaxherët në këtë fushë të jenë të gatshëm të marrin vendime kritike në situata shumë të palakmueshme. Programi shqyrton pasojat e ndryshimeve demografike, zhvillimet në teknologjinë mjekësore, dhe presionin për të ulur kostot dhe për të përmirësuar efikasitetin në sektorin e shëndetësisë në kontekstin kombëtar dhe rajonal. Kështu, pas përfundimit të programit, të diplomuarit veçse janë të pajisur me aftësi për të trajtuar sfidat e fushës së shërbimit shëndetësor.
MSC MENAXHIM I INSTITUCIONEVE DHE SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE

Kosto
Financiare

3,300 €

Cmimi i vitit
të parë

2,200 €

Cmimi i vitit
të parë me zbritje

ZBRITJE

33.3%

Për të qenë perfitues i zbritjes duhet që të regjistroheni si Student dhe të kaloni provimin pranues të Kolegji Heimerer
MSC MENAXHIM I INSTITUCIONEVE DHE SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE​

Stafi
Akademik

MSC MENAXHIM I INSTITUCIONEVE DHE SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE​

Kurrikula 2023-2025

MSC MENAXHIM I INSTITUCIONEVE DHE SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE​

Praktikat
2023-2026

MSC MENAXHIM I INSTITUCIONEVE DHE SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE​

Praktikat
2023-2025