Zyra për Praktika

>

Zyra për Praktika

Zyra për praktika

Në Heimerer, eksperienca praktike konsiderohet si një komponent kyç për programet tona të studimit. Si një institucion i arsimit të lartë që e vë theksin në karrierë, të mësuarit praktik është një element shumë i rëndësishëm i kurrikulës. Studentët mund të shfrytëzojnë përvojën e praktikës klinike për të zbatuar teorinë e mësuar në klasë, të njohin interesat e tyre të karrierës dhe të përshtaten në një mjedis pune. Si një komponent obligativ i kurrikulës, praktika klinike ndihmon studentët e Heimerer të dallohen nga të diplomuarit tjerë dhe rrit mundësitë e punësimit menjëherë pas diplomimit. Nëse jeni duke ndjekur mësimet në Shkencat e Infermierisë, Ergoterapi, Logopedi, ose në ndonjë fushë tjetër akademike, praktika klinike është pjesë e pandashme e kurrikulës dhe ju siguroni kredi akademike pas përfundimit të praktikës.

Zyra e praktikave në kolegjin tonë bën të mundur lidhjen e studentëve me institucione tjera. Ne jemi urë lidhëse ndërmjet kolegjit dhe institucioneve shëndetësore që ofrojnë praktika. Megjithatë, disa praktika mund të mbahen në objektet moderne të kolegjit Heimerer, laboratorë dhe pajisje të nivelit më të lartë.

Në të kaluarën e afërt, studentët tanë kanë kryer praktika në këto institucione:

  • Qendra Klinike Universitare e Kosovës
  • Spitali Amerikan i Kosovës

Çdo fushë akademike ka koordinatorin e vet të programit që i ndihmon studentët të eksplorojnë mundësi të ndryshme të praktikës klinike.

Koordinatorja për Praktika

Afërdita Mustafa

aferdita.mustafa@kolegji-heimerer.eu

Afërdita Mustafa, e angazhuar që  nga viti 2011, është Kordinatore e  Zyrës së  Praktikave në Kolegjin Heimerer,  si dhe ligjëruese në Programin e Infermierisë.

Studimet bazë i ka të përfunduara në Degën e Infermierisë pranë Fakultetit të  Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Ndërsa, studimet Master Shkencor në Infermieri i kreu në Fakultetin e Shëndetin Publik  –  Universiteti i Vlorës „Ismail Qemaili“.

Në fushën e zbatimit praktik të profesionit të infermierisë, Afërdita  zotëron kompetenca  të admirueshme  profesionale për shkak të përvojës si infermiere  në fushën e kirurgjisë në Spitalin e Ferizajt që nga viti 1999.

Gjatë viteve 2012 – 2015 , Mustafa ishte e angazhuar në Universitetin e Prishtinës  – Dega në Gjakovë si asistente dhe përgjegjëse e praktikave në Programin e Infermierisë, kurse në vitin 2016 është angazhuar si asistente për grup lëndësh në infermieri në Universitetin e Prishtinës  – Fakulteti i Mjeksisë.