Prorektorati për mësimdhënie

>

Prorektorati për mësimdhënie

Zyra e Prorektorit për Mësim organizon dhe mbikëqyrë procesin e punës në aspektin akademik në përputhje me planin zhvillimorë dhe politikat e miratuara nga rektori dhe këshilli akademik. Kjo zyrë poashtu propozon politika zhvillimore për programet studimor dhe hapjen e programeve të reja akademike. Prorektori për mësim ka përgjegjësi të rekomandojë për miratim, tek këshilli akademik, stafin akademik para çdo viti akademik. Zyra e Prorektorit për mësim, së bashku me Prorektorin, punojnë ngushtë me rektorin dhe dekanët për implementimin e planit të veprimit dhe mbështet dekanët në rast nevoje për çështje të ndryshme rreth programeve studimore, praktikave dhe çështjeve tjera studentore.

Prorektori për mësim përfaqëson Institucionin tonë përballë organizatave, institucioneve dhe partnerëve të jashtëm, duke përfshirë edhe palët e treta. Një koordinim i përafërt bëhet me prorektorin për cilësi në mënyrë që të mbikëqyret dhe avancohet procesi mësimdhënies dhe mësimnxënies duke motivuar stafin akademik të përditësojë dhe implementojë metoda të reja të mësimdhënies.

Zyra e praktikave në kolegjin tonë bën të mundur lidhjen e studentëve me institucione tjera. Ne jemi urë lidhëse ndërmjet kolegjit dhe institucioneve shëndetësore që ofrojnë praktika. Megjithatë, disa praktika mund të mbahen në objektet moderne të kolegjit Heimerer, laboratorë dhe pajisje të nivelit më të lartë.

Në të kaluarën e afërt, studentët tanë kanë kryer praktika në këto institucione:

  • Qendra Klinike Universitare e Kosovës
  • Spitali Amerikan i Kosovës

Çdo fushë akademike ka koordinatorin e vet të programit që i ndihmon studentët të eksplorojnë mundësi të ndryshme të praktikës klinike.

Prorektori për mësim

MSc.Florim Gallopeni PhD Cand.

florim.gallopeni@kolegji-heimerer.eu

Prof.Florim Gallopeni kreu studimet bazike në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Filozofik, Departamenti i Psikologjisë dhe pastaj vazhdoj me studimet Master në Psikologjinë Klinike përmes Projektit të TEMPUS-it. Aktualisht Florim Gallopeni është në studimet e doktoratës në universitetin Autonoma de Barcelona në drejtimin Psikologji Klinike dhe Shëndetësore.

Florim Gallopeni ka përvojë në mësimdhënie në institucionet e arsimit të lartë që nga viti 2010. Ai poashtu ka përvojë të gjatë pune në role të ndryshme nëpër institucione tjera: Psikolog Klinik në Institutin ATOMI, Psikolog Klinik në institucione të trajtimit të fëmijëve me Autizëm, Psikolog në Fondacionin Together, Psikolog në mbështetjen e familjeve strehuese në qendrat për punë sociale përmes Amici Dei Bambini, National Supervisory Psychologist at Mensa Kosovo, dhe angazhime të tjera në projekte të ndryshme hulumtuese dhe profesionale.