Prorektorati për bashkëpunime dhe projekte

>

Prorektorati për bashkëpunime dhe projekte

Zyra për Bashkëpunim dhe Projekte (ZBNP) synon që të vazhdoj bashkëpunimin ndërkombëtarë të Kolegjit Heimerer me partnerë të ndryshëm të sektorit akademik dhe profesional. Përmes projekteve të ndryshme, kjo zyrë ofron mundësi të reja për zhvillim/avancim të vazhdueshëm të njohurive, shkathtësive dhe kompetencave për stafin akademik dhe studentët e Kolegjit. Për më shumë, ZBNP ka për qëllim zgjerimin e ofertës së studimeve, trajnimeve dhe aktiviteteve dhe njëherësh adaptimin e metodave më të reja në fushat shkencore përkatëse të aplikuara nga institucionet më të avancuara evropiane.

Kjo zyrë vepron në koordinim të plotë me Bordin Drejtues, Prorektorin për Mësim, Dekanët e Programeve Akademike, dhe punëtoret shkencor. Poashtu, ajo shërben si urë lidhëse në mes të Kolegjit dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke siguruar përfaqësimin sa më të denjë dhe integrimin në iniciativat/aktivitetet përkatëse ndërkombëtare.

Një roli i veçantë i ZBNP-se është përkthimi i nevojave dhe objektivave të Kolegjit në projekte konkrete. Stafi përkatës i kësaj Zyre hulumton dhe mbledh informatat përkatëse rreth burimeve të nevojshme për realizimin e atyre projekteve, si dhe mundësive ekzistuese të financimit të ofruara nga donatorë vendor dhe të huaj. Në bashkëpunim me ekspertët e fushave përkatëse, kjo zyrë përgatit dokumentet përkatëse për aplikim tek donatoret e ndryshëm.

Në mënyre që të arrihen synimet e lartpërmendura, ZBNP është në kërkim të vazhdueshëm të formave të bashkëpunimit me partner ndërkombëtar, si lider apo edhe partner përkrahës i konzorciumeve të ndryshme ndërkombëtare.

Prorektor për Bashkëpunim dhe Projekte

PhD.Cand. Adnan Hoxha

adnan.hoxha@kolegji-heimerer.eu

Adnan Hoxha është i angazhuar në cilësinë e Prorektorit për Bashkëpunim dhe Projekte. Ai vjen me një përvojë të gjërë në përpilimin dhe menaxhimin e projekteve në sektorin publik, përkatësisht projekteve të financuara nga donatorët ndërkombëtarë sikurse Komisioni Evropian (IPA II), UNDP, dhe GIZ.

Z.Hoxha ka qenë i angazhuar edhe në organizata të huaja sikurse Shkolla e Biznesit SKEMA në Francë si dhe ZNC (ICO) në cilësinë e publikuesit dhe monitoruesit të mediave.

Hoxha është PhD kandidat në Gjermani dhe Turqi, në fushën e shkencave të inovacionit dhe ekonomisë. Paraprakisht, z. Hoxha ka përfunduar studimet Master në Biznes dhe Ekonomi në Shkollën e Biznesit SKEMA, në Sofia Antipolis, Francë, si bursist i Komisionit Evropian. Paraprakisht, ka fituar diplomën Bachelor në Ekonomi dhe Menaxhment – Politikë Publike, nga Instituti i Teknologjisë së Rochester-it (RIT), NJ, SHBA.

Çështjet e ndryshme të makroekonomisë sikurse dinamikat në tregun e punës, papunësia strukturore, emigrimi, tregtia e jashtme, por edhe ato mikroekonomike sikurse efektet e reformave/ndryshimeve institucionale në produktivitetin (aftësinë inovuese) e tyre, se bashku me ekonominën e aplikuar (ekonomi e shëndetësisë) paraqesin disa prej fushave kërkimore të z. Hoxhës.