Znj. Fahrije Tërnava do të ligjërojë në shkollën verore

Një ligjëruese tjetër që do t’i bashkohet shkollës verore që do të zhvillohet në fillim të qershorit është Znj. Fahrije Tërnava. Më poshtë mund të gjeni një biografi të shkurtër të Znj. Tërnava.

Fahrije Tërnava përfundoi studimet Bachelor në fakulltetin e Juridikut në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2010, ajo përfundoi programin Master në drejtësinë penale me temën: “Trafikimi i njerëzve në Kosovën e pasluftës 1999 – 2009, masat parandaluese dhe luftimi i trafikimit”.

Ajo ka punuar në Gjykatën e Qarkut në Pejë, në një projekt të mbështetur nga Qendra Kombëtare për Gjykatën Shtetërore dhe menaxhuar nga USAID. Znj. Tërnava gjithashtu ka punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme si koordinatore dhe më vonë si shefe e stafit në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm. Aktualisht znj. Tërnava punon si drejtoreshë në Departamentin e Riintegrimit në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, ku ka kontribuar në përmbushjen e kritereve të përcaktuara nga BE për shtetin e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave. Ka punuar gjithashtu si ligjëruese në Universitetin Ndërkombëtar të Prizrenit. Ajo u ftua të konsultohet rreth procesit të integrimit të migrantëve në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punësimit në Helsinki, Finlandë.