Vizita refklektuese në kuadër të projektit SMAHPC 3-7 Qershor

Vizita refklektuese në kuadër të projektit SMAHPC 3-7 Qershor

Në kuadër të projektit SMAHPC (Student-run Allied Multidisciplinary Health Practice Center), sot Kolegji Heimerer pret partnerët ndërkombëtarë nga Finlanda dhe Turqia si dhe partnerët vendas nga Gjakova dhe Gjilani.

Gjatë kësaj vizite reflektuese e cila ka filluar sot më datën 3 Qershor dhe do të vazhdoj deri më 7 Qershor, do të ketë takime të ndryshme me çëllim të reflektimit të proceseve të përfunduara deri me sot si dhe hapat e ardhshëm të projektit. Më konkretisht do të flitet për dizajnimin e Qendrës Multidsiciplinare për praktika shëndetësore të studentëve që do të ndërtohet në ambientin e Kolegjit Heimerer.

Partnerët ndërkombëtarë do të ndajnë me ne eksperiencën e tyre dhe do të shkëmbejnë praktikat më innovative në fushën e shëndetësisë me një qasje multidsciplinare.