Vizita monitoruese e ERASMUS+

Falë punës së palodhshme dhe vazhdueshme të të gjithë partnerëve ne kuader të Projektit SMAHPC, ishim të lumtur dhe krenar që t’i pranojmë për një vizitë këshilluese/monitoruese përfaqësueset e Zyrës Kombëtare të ERASMUS+ në Kosovë.

Grupi punues, i përbërë nga studentë, si dhe staf  akademik dhe menaxherial, prezantuan të arriturat sikurse janë outputet intelektuale të pritura,  dhe aktivitetet e realizuara në Kosovë dhe tek partnerët ndërkombëtarë në Finland dhe Turqi.

Njëkohesisht, u prezantuan ndryshimet e planifikuara për shkak të pandemisë së COVID19, duke u kujdesur në veçanti per cilësinë e produkteve të Projektit.

Si rezultat, përshtypjet e përfaqësuesve përkatëse ishin shumë pozitive me fokus në karakterin inovativ dhe përfitimet e shumta potenciale që qasjet e reja shkencore moderne do të mund sjellin për shëndetin e përgjithshëm të klienteve në Kosovë.

Gadishmëria e partnerëve të Kolegjit Heimerer dhe suporti I vazhdueshëm I zyrës Erasmus+ na bën që të punojmë edhe më shumë.