Udhëheqës/e i/e Departamentit të Administratës

 

BPrAL Kolegji Heimerer

Bazuar në statutin si dhe në aktet tjera normative të brendshme të institucionit, BPrAL Kolegji Heimerer shpall:                                                                       

KONKURS PUNE

Titulli:                  Udhëheqës/e i/e Departamentit të Administratës

Departamenti:     Departamenti i Administratës

Kontrata :            1 vjeqare me mundësi vazhdimi

Orari:                   I plotë – 40 orë në javë

I raporton:           Zyrës se Menaxherit Operativ

 

  1. ROLI:

Roli i Udhëheqësit të Administratës është të siguroj efikasitetin e sistemeve dhe shërbimeve administrative të institucionit, dokumentimin dhe arkivimin institucional, si dhe nivelin e cilësisë së shërbimeve administrative të brendshme dhe sidomos ato për studentët.

 

  1. PËRGJEGJËSITË:
  • Menaxhimi, planifikimi, buxhetimi dhe monitorimi i Administratës dhe nën departamenteve të saj.
  • Menaxhimin i stafit administrativ, duke siguruar se funksionet e caktuara të tyre përmbushen në mënyrë efektive dhe efikase.
  • Koordinimi dhe mbikëqyrja e punës së të gjitha shërbimeve të zyreve administrative.
  • Hartimi i planit zhvillimor administrativ, në përputhje me objektivat e Institucionit dhe në pajtueshmëri të plotë me menaxhmentin.
  • Udhëzimi i shërbimeve në lidhje me planet e punës dhe zbatimin e tyre.
  • Ngritja e kapaciteteve brenda administratës.
  • Udhëheqja e resurseve humane, menaxhimi i dosjes së personelit dhe mbajtja e evidencës dhe të dhënave të personelit në pajtim me ligjin.
  • Udhëheqja e statistikave, dokumentimit fizik dhe digjital mbi punën e Institucionit.
  • Identifikimi i nevojave dhe nxjerrja e udhëzuesve, krijimi i proceseve, dhe implemetimi i tyre në shërbim të rritjes së cilësisë së punës, dhënien e rezultateve në afate kohore të caktuara, dhe ngritja e nivelit të kënaqshmërisë së studentëve me shërbimet e institucionit.
  • Dhe detyra tjera të përcaktuara nga menaxhmenti.

Indikatoret çelës të përformancës:

  • Realizimi i planit vjetor për Administratën, brenda afateve kohore dhe me rezultatet e pajtuara.
  • Ngritja e nivelit të përformancës së stafit administrativ.
  • Ngritja e cilësisë së shërbimeve për studentë dhe ulja e nivelit të ankesave.
  • Dokumentimi institucional i suksesëshëm, për staf dhe studentë.
  • Ngritja e cilësisë dhe efikasitetit të shërbimeve administrative
  • Ngritja e nivelit të funksionimit të sistemeve për menaxhimin e resurseve humane.
  • Prioritetet e zyrës të implementuara suksesshëm dhe në përputhshmëri me kohën.
  • NJOHURITË, AFTËSITË DHE PRIRJET
  • Edukimi: BA dhe preferueshem MSc në Administrim Publik/Ekonomi/Juridik ose fusha të ngjajshme.
  • Eksperienca: Minimumi 5 vjet eksperiencë në nivelin ekzekutiv/administrim.
  • Njohuritë: Administrim i zyrës, proceset dhe protokollet. Flet rrjedhshëm gjuhen shqipe dhe gjuhën angleze. Njohuritë e gjuhes gjermane janë poashtu të preferueshme.
  • Aftësitë personale: Organizimi dhe menaxhimi i kohës; komunikimi verbal dhe i shkruar; saktësi dhe vëmendje në detaje; takt dhe maturi; Aftësi komunikimi.
  • Aftësi teknike: Microsoft Office, Menaxhim i Zyrës; Sisteme Organizative.
  • Sjellja: Integritet i lartë, i dallueshëm, etik, i zellshëm, proaktiv, shembullor, i vendosur, merr iniciativë, mendim kritik, dinamik.
  1. AMBIENTI LEHTËSUES:
  • Mirëbesimi dhe lidershipi i mbikëqyrësit.
  • Pavarësia e rregulluar dhe e mbikëqyrur.
  • Përkrahje të duhur.
  • Pritje të qarta dhe të kuptueshme.
  • Procedura Operative Standarte të Paracaktuara nga Mbikëqyrësi.
  • Përkahje e mjaftueshme teknike.

 

 

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë në Email: adem.spahiu@kolegji-heimerer.eu, CV-në në formatin Europass ose një përshktim të njohurive që i ka për pozitën që aplikon, së bashku me dëshmitë për përvojën paraprake të punës dhe përgatitjen shkollore.

Dita e fundit për aplikim është 16.12.2019, në ora 17:00.

Dokumentet e pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim.

Kërkesat e dërguara  pas datës së fundit nuk do të pranohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. 

Kolegji Heimerer  ofron mjedis atraktiv  për punë arsimore  dhe profesionale dhe është një vend ideal për personat që kërkojnë të  aplikojnë  përvojën akademike edhe  profesionale. Kolegji Heimerer aplikon të drejta të barabarta në punësim për të  gjithë