Letër nga Kryetari i Bordit

Dr. Rer. Medic. Petrit Beqiri

Të dashur studentë,

Ju përgëzoj për vendimin tuaj për të ndjekur arsimin e lartë në shkencat shëndetësore. Unë mund t’ju siguroj se investimi që po bëni tani do të jetë i domosdoshëm dhe i dobishëm gjatë karrierës tuaj profesionale.

Si President i Kolegjit Heimerer, ndihem krenar për progresin e juaj si student dhe jam i nderuar të vëzhgoj nga afër fuqinë tuaj transformuese të arsimit të lartë si në    kolegjin tonë e gjithashtu edhe në vendin tonë.

Kolegji Heimerer u krijua për të ofruar një përvojë sfiduese akademike për studentët që aspirojnë të bëhen profesionistë dhe menaxherë në sektorin e shëndetësisë. Kolegji jonë ofron një eksperiencë të ngritjes personale dhe profesionale ku ju bëheni pjesë e një mjedisi gjithëpërfshirës që ofron mundësi për avancim. Në mënyrë që të ju përgatisim si profesionistë cilësor me një shans të lartë punësimi, i kemi dizajnuar programet tona që të jenë sfiduese dhe të theksojnë rëndësinë e përvojës praktike. Qëllimi ynë është që të edukojmë gjeneratën e së ardhmes së profesionistëve dhe menaxherëve shëndetësor.

Kemi krijuar një kampus që ju siguron hapësirë dhe mbështetje të nevojshme në mënyrë që të prodhoni ide inovative dhe t’i konvertoni ato në realitet. Zhvillimi i Programit Internacional të Karrierës (PIK) dhe Qendrës Terapeutike paraqet dëshmi se ne i marrim seriozisht vlerat si sipërmarrjen dhe inovacionin.

Përpjekja për të kthyer idetë në realitet nuk ndalet tek këto dy projekte madhore pasiqë stafi ynë vazhdon të mbështesë projekte të reja që nga hapi i parë. Qendra Multidisciplinare pasqyron filozofinë tonë arsimore duke ju nxitur juve që si student të merrni timonin për t’a drejtuar qendrën drejt suksesit. Për të kuptuar kulturën tonë të arsimit inovativ që ne kemi zhvilluar këtu, ju duhet të vizitoni kampusin tonë dhe të ndjeni energjinë e pashueshme të studentëve dhe stafit të Kolegjit Heimerer.

Ne jemi të etur të kemi një impakt shoqëror në komunitetin tonë. Ne mundohemi që t’i frymëzojmë studentët tanë për të dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për gjetjen e zgjidhjeve për barrierat shëndetësore dhe shoqërore me të cilat përballemi në Kosovë dhe në rajon. Përvoja edukativo-arsimore në Heimerer fokusohet në zhvillimin e individëve që zgjedhin veprime dhe opinione për të cilat ata janë të gatshëm të japin përgjegjësi. Ne ju përgatisim që të merrni përgjegjësi për zgjedhjet tuaja personale, shoqërore dhe intelektuale.

Si studentë, ju i përkisni familjes tonë dhe ne të gjithë jemi të përkushtuar për t’iu ndihmuar të arrini potencialin tuaj të plotë. Ne premtojmë t’ju mbështesim që nga hapat e parë e deri në ditën kur ju me gëzim hidhni kapelën e diplomimit në ajër.