Çështjet dhe sfidat e kujdesit shëndetësor ndikojnë në popullsinë globale çdo ditë. Kompleksiteti i sistemit të kujdesit shëndetësor kërkon një vëmendje të veçantë për të arritur deri tek zgjidhjet inovative dhe kreative. Kolegji Heimerer ka identifikuar nevojën për të fuqizuar profesionistët dhe menaxherët e kujdesit shëndetësor të së nesërmes përmes mundësive arsimore jashtë programeve të rregullta arsimore.
Shkolla Verore e Kolegjit Heimerer është dizajnuar për t’u siguruar pjesëmarrësve aftësitë adekuate për të kthyer problemet e botës reale në pyetje për hulumtime shkencore. Qëllimi kryesor i shkollës verore është të ofrojë njohuritë, aftësitë dhe shkathtësitë e nevojshme në mënyrë që të zhvillojë kreativitetin dhe inovacionin e pjesëmarrësve dhe t’i nxitë ata të fokusohen në një temë të veçantë në lidhje me kujdesin shëndetësor.
Përveç pjesës arsimore, shkolla verore gjithashtu organizon aktivitete dhe udhëtime që synojnë të sigurojnë hapësirë dhe kohë për shoqëri dhe argëtim. Shkolla Verore e Kolegjit Heimerer është e hapur për aplikuesit vendor dhe ndërkombëtar, pasi çështjet shëndetësore kanë kaluar kufijtë kombëtar dhe shumica e vendeve sfidohen me probleme të ngjashme. Prandaj, shkolla verore është mundësi e përkryer për të ndarë njohuritë dhe praktikat më të mira për tema të veçanta brenda kujdesit shëndetësor dhe për të bërë miq me njerëz nga e gjithë bota. Shkolla Verore do të jetë një përvojë që pjesëmarrësit do ta kujtojnë për një kohë të gjatë.