Workshopi “Semiotika dhe Komunikimi Alternativ Augmentativ Primitiv” nga Dr.sc.Mulaim Kaq

Workshopi “Semiotika dhe Komunikimi Alternativ Augmentativ Primitiv” nga Dr.sc.Mulaim Kaq

Workshopi i radhës i cili do të mbahet në kuadër të Konferencës Evropiane të Terapisë së Gjuhës dhe të Folurit titullohet “Semiotika dhe Komunikimi Alternativ Augmentativ Primitiv” dhe mbahet nga Dr.sc.Mulaim Kaqka.

Workshopi mbahet me 5 Mars, 2018 në Kolegjin Heimerer.

Ky workshop synon të informojë pjesëmarrësit rreth Komunikimit Alternativ Augmentativ tradicional dhe më primitiv. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të njihen me shkencën e shenjave dhe të pajisen me njohuri teorike të semiotikës. Më tutje, pjesëmarrësve do t’u prezantohen lloje të ndryshme të metodave të komunikimit dhe do të kenë mundësi të ndërtojnë një model të Komunikimit Alternativ Augmentativ.