Punëtori 2 ditore në hartimin e projekteve të reja për aplikim në Erasmus+

Punëtori 2 ditore në hartimin e projekteve të reja për aplikim në Erasmus+

Sot nga Prorektorati për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte në Kolegjin Heimerer po realizohet punëtoria 2 ditore me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë në hartimin e projekteve të reja për aplikim në Erasmus+.

Kolegji ka filluar një vit të mbarë, me partneritete të konsoliduara mirë dhe të qëndrueshme. Këta partnerë nga JAMK University Finlandë, nga Mitropolia University Finlandë, Limerick University Irlande, Fakulteti i Mjekësisë UP, UGJFA janë duke e zhvilluar projektin më të ri për Erasmus+.

Ne bëjmë dallimin! Ne krijojmë Partneritete dhe sjellim Inovacion në Shëndetësi dhe Shkenca Shëndetësore!

#KolegjiHeimerer