Programet Bachelor

Kolegji Heimerer

Programet e Studimit Bachelor

Infermieri BSc

Programi Bachelor Infermieri e Përgjithshme përgatitë infermierë për realizimin profesional dhe të specializuar të kujdesit shëndetësor që i përgjigjet zhvillimit aktual të shkencës mjekësore, përdorimit të teknologjisë bashkëkohore në mjekësi dhe zotërimit të kompleksitetit dhe vështirësive të metodave diagnostike dhe trajtimit

Lexo më shumë …

Shkenca Shëndetësore Terapeutike

Specializimi BSc Logopedi

Logopedia është profesion i ri shëndetësor në Kosovë, e cila merret me vlerësimin, diagnostikimin dhe trajtimin e fëmijëve dhe të rriturve të cilët kanë lloje të ndryshme të problemeve në të folur, gjuhë dhe komunikim, me ata të cilët kanë vështirësi në gëlltitje, si dhe në shkrim e lexim.

Lexo më shumë …

Shkenca Shëndetësore Terapeutike

Specializimi Bsc Ergoterapi

Ergoterapia është profesion i ri shëndetësor në Kosovë, e cila ka të bëjë me rikthimin e funksioneve tek personat me aftësi të kufizuara ose me nevoja të veçanta nëpërmjet përfshirjes së tyre në aktivitetet e jetës së përditshme, ku klienti/pacienti është gjithmonë në qendër..

Lexo më shumë …

Shkencat Shendetesore Diagnostike

Specializimi Teknik Laboratatorit

Programi  Shkencat Shëndetësore Diagnostike, specializimi Teknik i Laboratori mundëson arritjen e njohurive dhe aftësive të cilat janë në përputhje me kërkesat e testeve klinike moderne që përdoren për ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të njeriut. Është e nevojshme që vazhdimisht, të zhvillohen specializime shkencore dhe profesionale, në mënyrë që të aplikohen njohuri dhe teknologji të reja. Një ekspert i këtij profili është i kualifikuar për të punuar në procedurat komplekse analitike në diagnostikën mjekësore laboratorike.

Lexo më shumë …

Pedagogjia Profesionale në Shëndetësi/Fusha Profesionale Infermieri

Programi i studimeve Bachelor Pedagogjia Profesionale në Shëndetësi/Fusha Profesionale Infermieri u mundëson të diplomuarve të kenë kualifikim profesional pedagogjik shëndetësor infermieror dhe arritjen e gradës shkencore Bachelor. Promovimi i shëndetit i kontribuon vazhdimisht ngritjes së vetëdijes së popullatës me qëllim përmirësimin dhe pasjen në kontroll të shëndetit të tyre, duke filluar nga sjelljet personale, për të vazhduar në rrethin social dhe mjedisor.

Lexo më shumë …