Prof.Luis Azevedo nga Lisbona pjesë e Konferencës së Dytë Evropiane të Terapisë së Gjuhës dhe të Folurit

Prof.Luis Azevedo nga Lisbona pjesë e Konferencës së Dytë Evropiane të Terapisë së Gjuhës dhe të Folurit

Luis Azevedo, MSc., PhD.
ANDITEC – Teknologjitë e Rehabilitimit
Lisbonë – Portugali
Pjesë e Konferencës së Dytë Evropiane të Terapisë së Gjuhës dhe të Folurit, këtë vit do të jetë edhe
Prof.Luis Azevedo nga Lisbona. Prof. Luis Azevedo vjen në Kosovë për të prezantuar punimin e tij
shkencor të titulluar “Komunikimi Augmentativ dhe Teknologjia Ndihmëse: një rrugë drejt
pjesëmarrjes së plotë”. Aktualisht, është drejtor i ANDITEC, një kompani portugeze dedikuar
Teknologjisë Ndihmëse si dhe është hulumtues në Universitetin Teknik të Lisbonës, Portugali. Si
Inxhinier Profesional, ai ka përfunduar studimet Master në Inxhinieri Biomjekësore / Rehabilitimi në
Universitetin e Dundee në Skoci si dhe ka përfunduar studimet e Doktoraturës në Informatikë,
Universiteti i Basque Country, Spanjë. Për të kuptuar rrugëtimin e tij dhe të rejat që do të sjellë në
fushën e Logopedisë, ju ftojmë të bëheni pjesë e Konferencës sonë!